SOT

Kurorëzimet në kohë pandemie

Ndonëse në muajt e verës kërkesat për kurorëzime janë të mëdha, këtë vit kjo gjë ka ndryshuar për shkak të virusit Covid-19. Gjatë muajve mars dhe prill në Komunën e Prishtinës nuk ka pasur kërkesa të qytetarëve për kurorëzim. Ndërsa, prej fillimit të muajit maj kërkesat për një shërbim të tillë janë rritur, raporton KOHA.

Megjithatë, tani kurorëzimet po kryhen në sportel të Komunës së Prishtinës. Por nëse janë në numër të paktë familjarët e çiftit, kurorëzimet mbahen në sallën e Kuvendit Komunal.