Çdo ditë e më shumë po kërkohen në masë të madhe.
Ato madje po shihen edhe si zëvendësim i barnave, e shëruese të shumë sëmundjeve.
Të gjitha janë organike dhe bimore, raporton KOHA.
E mënyra e shitjes së çajeve refuz po i bën edhe më tërheqëse për klientët, pasi që atyre u forcohet edhe bindja për natyralitetin që kanë.
Çaji i sherbelës në dyqanin e Andin Randobravës është më i kërkuari.
Ai flet për dobitë e shumta që vijnë nga konsumimi i tij.
Sipas tij, të gjitha produktet që janë bio janë shumë më të preferuara për konsumim.
Andini thotë se importi i sasisë më të madhe të çajeve të cilat i ka në dyqanin e tij janë nga Shqipëria.
E, Kaltrina Kosumi flet për interesimin gjithnjë e më të madh të klientëve për çajet e tillë.
Ajo thotë se kamomili ende mbetet si më i kërkuari, e së fundmi edhe përdorimi i erëzave është në rritje në kuzhinat kosovare.
Kaltrina flet për dallimin mes çajeve natyrale dhe atyre industriale.
Turqia, Pakistani, e Gjermania, janë origjinat e shumë çajeve të cilat gjenden te Kaltrina.
Çaji është pije e shëndetshme, që këshillohet të përdoret kundër ftohjes dhe gripit.
E konsumimi i tyre në mënyrë të rregullt sjell shumë benefite, ndër to edhe luftimin e sëmundjeve të ndryshme.