Janë mbi 300 sosh.
E, për këto buallica kujdeset Bledion Rushiti.
Në mungesë të mjeteve të forta, roli i tyre i dikurshëm ishte për transport, për shkak të fuqisë së madhe në tërheqje të gjësendeve edhe në rrugët që ishin me ujë e baltë.
Megjithatë, në fshatin Llukavc i Thatë të Komunës së Istogut kjo kafshë vazhdon të kultivohet, raporton KOHA.
E, sipas veterinarit Bledion Rushiti, kjo po bëhet në mënyrë që të mos zhduken në tërësi si qenie.
Ai tregon për kujdesin që duhet pasur ndaj tyre.
E, sipas tij, ka shumë arsye që qytetarët nuk mbajnë më buallica në shtëpi. Ndër to thotë se është edhe kapaciteti i ulët i qumështit që kjo kafshë mund të prodhojë.
Veterinari thotë se qumështi i buallicave përpunohet, e prej të cilit bëhet prodhimi i djathit “Mozzarella”.
Interesimi i qytetarëve për to gjithnjë është më i ulët, por ka prej tyre që gjatë dimrit i kërkojnë për therje.
Edhe pse është vetëm 27-vjeçar, Bledioni tregon se kolegët e tij shpeshherë e pyesin me habi për buallicat.
Shton se i pëlqen mjaft shumë puna që e bën, e sidomos me këtë lloj kafshe që rrallë gjendet në vend.
Qumështi i buallicave është më i veçantë nga ai i kafshëve të tjera, kjo pasi që nuk përmban kolesterol.
E, mishi i saj po ashtu është mjaft cilësor dhe përmban shumë proteina, e pak yndyra.