SOT

Kaktusi, bima që redukton stresin dhe mbron nga rrezatimi

Gjembat i bëjnë të duken të ashpër në pamje të parë, por kanë veti tejet pozitive.

Është kaktusi, që ndryshe njihet si bimë-deve, i cili akumulon sasi uji,si ushqim për të jetuar.

Lulishtja “Labi” mes shumë lloje lulesh, ka në shitje një numër të konsiderueshëm të kaktuseve, raporton KOHA.

Në shumicën e rasteve ajo blihet si bimë dekorative, por përtej kësaj kaktusi ka veti të shumta që ndikojnë në reduktimin e stresit.

Për dallim nga llojet e tjera të luleve për të cilat interesohet gjinia femërore, bima e kaktusit bën dallimin.

Kujdesi i paktë që i duhet i bën të dëshirueshme për blerësit.

Forma, madhësia dhe lloji janë tiparet dalluese midis kaktuseve.

“Money Flower” është njëra ndër më të veçantat

Një bimë e tillë, si kaktusi, përveç në shtëpi sugjerohet të mbahet edhe në ambiente pune pasi që është mbrojtës nga rrezatimi që lirojnë pajisjet elektronike.