SOT

Pandemia zbukuron kafenetë në kryeqytet

Për shërbime ishin të mbyllura, por brenda tyre u bë një punë e madhe.

Izolimi në muajt e fundit u shfrytëzua nga pronarët e restoranteve dhe kafeneve në kryeqytet, raporton KOHA.

Rihapja për të mirëpritur klientët brenda lokaleve, erdhi me shumë ndryshime në ambientet e tyre.

E një ndryshimi të tillë, iu nënshtrua edhe lokali që e menaxhon Nadire Mehmeti - Bajraktari.

Ende pa hyrë brenda, ngjyrat pranverore të tërheqin vëmendjen.

Ato janë bërë në kohën e mbylljes.

E pos ndryshimeve në ambient, sipas Nadires, edhe menyja është pasuruar.

Nadirja tregon se i gjithë ndryshimi që ndodhi u projektua nga vetë ajo.

E qytetarët kanë pak ditë që kanë filluar t’i shijojnë edhe ambientet e reja.

Valdete Bajraktari, Ganimete Sfishta e Sofie Limaj janë tri shoqet që vazhdimisht e kishin frekuentuar këtë vend më parë.

Ato thonë se pas karantinimit këta muaj, një ndryshim i tillë ka qenë më se i nevojshëm.

Kafenetë dhe restorantet me vendim të Qeverisë obligohen për distancë mes tavolinave e ofrim të mundësisë për dezinfektim të duarve.