Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

22-vjeçari që po kultivon qura në Obiliq

Po i ushqen me misër, e këtë rutinë e bën çdo ditë.

Xhelal Ibrahimi e filloi si hobi mbajtjen e qurave, por tashmë kjo punë iu bë biznes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai rrëfen se kujdesin ndaj shpezëve e filloi para dy vjetësh, ndonëse kishe një numër të vogël të tyre.

Kjo racë e qurave është më e rrallë, dhe për këtë shkak janë më të ndjeshme.

E edhe në ushqim duhet një përkujdesje më e madhe, sepse rreziku për sëmundje është shumë i lartë për shkak të delikatesës.

Sipas Ibrahimit, është më i shtrenjtë e më i veçantë, sepse niveli i vlerave ushqyese është më i lartë në krahasim me shpezët e tjera.

23-vjeçari rrëfen se ndonëse e filloi për konsum familjar, ai ka në plan afatshkurtër edhe ndërtimin e një restoranti ku njerëzit do të mund të shijonin mishin e këtyre shpezëve.

Sezoni adekuat për mbajtjen e qurave është sezoni i verës, sepse ndjeshmëria që kanë nuk i lejon fermerët t’i kenë në fermat e tyre.