Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

13-vjeçarja, autore e 8 librave dhe atlete e dalluar

Vjen nga nja familje shkrimtarësh. Edhe vetë është e tillë.

Dea Halimi është vetëm 13-vjeçare dhe është autore e tetë librave me prozë e poezi për fëmijë.

Nisi të shkruante qysh në moshën 6-vjeçare, kur libri “Yjtë farfuritës” pa dritën.

Është në pritje të librave të tjerë për t’i shkruar e botuar, të zhanrit romancë e mister.

Pos që merret me shkrime, edhe lexon shumë. Thotë se brenda vitit lexon mbi 200 libra të zhanreve të ndryshme me autorë vendorë e ndërkombëtarë.

Dashurinë për shkrimin e shfaqi që nga mosha 3-vjeçare, kur shumë prej moshatarëve të saj edhe nuk flasin mirë.

Edhe Kolumne 2 j. më parë Çka po zgjedhim të studiojmë

Qindra shpërblime e mirënjohje që i ka fituar ndër vite janë dëshmi e suksesit të Deas si shkrimtare.

Pos shkrimeve, Dea ia kushton një pjesë të kohës edhe sportit. Me atletikë nisi para 4 vjetësh dhe gjatë kësaj periudhe fitoi dhjetëra medalje.

Lojërat Olimpike dhe medalja në të janë synimet e saj. Deri atëherë ajo beson se do të botojë edhe shumë libra, që kanë të bëjnë edhe me sportin.