Politika e qeverisë serbe ndaj arbanasve prej momentit të parë ka qenë e gabuar, e dëmshme dhe fatkeqe, si për lirinë e popullit arbanas, njashtu edhe për paqen dhe mirëqenien e popullit serb. Një gjë duhet ta kemi të qartë, kurse me tjetrën gjë duhet të pajtohemi: Në perëndim të Gadishullit Ballkanik ekziston një popull që dëshiron të jetojë një jetë të lirë. Qeveria serbe nuk është dashur të nënshtronte Arbërinë dhe popullin arbanas
Serbia ka mundur ta bënte që Arbëria të vinte deri tek autonomia dhe shteti kombëtar. Nëse kjo do të ndodhte, atëherë ajo do të mundësonte miqësinë dhe intimitetin, do të ofronte kushte për forcimin e marrëdhënieve dhe krijimin e bashkësie ekonomike midis Serbisë dhe Arbërisë, e kjo do të ishte pika fillestare për marrëveshjet politike. Në vend të kësaj, atje është shkuar me armë dhe topa, andaj atje është bërë ajo që është e kundërta e nderit të një vendi, i cili dikur ka pasur traditë të revolucionit dhe lirisë, Kësisoj janë krijuar kushtet për mosmarrëveshje të përhershme midis Arbërisë dhe Serbisë.
Me politikën e qeverisë janë krijuar ujdi dhe kushte të tilla, që, ndoshta për shumë vite (dhjetëra vite!) do të vazhdojnë përleshjet dhe fatkeqësitë mes dy popujve të pafat. Unë mendoj se politika e qeverisë serbe ndaj arbanasve prej momentit të parë ka qenë e gabuar, e dëmshme dhe fatkeqe, si për lirinë e popullit arbanas, njashtu edhe për paqen dhe mirëqenien e popullit serb. Një gjë duhet ta kemi të qartë, kurse me tjetrën gjë duhet të pajtohemi: Në perëndim të Gadishullit Ballkanik ekziston një popull që dëshiron të jetojë një jetë të lirë.
Qeveria serbe nuk është dashur të nënshtronte Arbërinë dhe popullin arbanas.
Arbanasit, me shekuj të tërë, kanë pasur me popullin serb të përbashkëta të caktuara. Në proklamimin e luftës kjo marrëdhënie përmendet dhe theksohet në veçanti. Në historinë e re kemi shumë shembuj kur arbanasit gjithmonë kanë dashur që të jetonin në marrëveshje me Serbinë, që bashkë me ta të fitonin lirinë e popullit serb dhe arbanas nga Turqia. Në vitin 1806, në bedenat e Beogradit është dëgjuar edhe britmë e gëzimit në gjuhën arbanase. Në historinë e Shumadisë, në revolucionin e saj, ne takojmë njerëz që janë revolucionarë gjenialë, por me origjinë arbanase. Ne nuk duhet të harrojmë: Në vitin 1829 arbanasit kanë dashur dhe kanë kërkuar lidhjen me Serbinë, e atë e kanë përsëritur edhe në vitin 1847 por Serbia ka mbetur e shurdhër edhe ndaj kësaj thirrjeje, por edhe ndaj asaj të vitit 1929. E pastaj pas një viti dërgoi çetat dhe batalionet e veta për të shtypur një revolucion në veri. E dimë që arbanasit në vitin 1875 dhe 1876 kanë dashur të jetonin me Serbinë, dhe që Serbia në vitin 1878 i ka larguar dhe dëbuar arbanasit nga katër vilajetet që i pati pushtuar. Në pranverë të vitit 1904 ata kanë dërguar një delegacion në Beograd dhe nuk kanë kërkuar asgjë më shumë sesa një qasje miqësore të Serbisë ndaj lëvizjes së tyre për autonomi. Dhe përfundimisht, në vitin 1912, vijnë udhëheqësit e fiseve arbanase, mbajnë takime me qeverinë serbe, mbajnë takim me z. Pashiq dhe vendosen në dispozicion: të mundësojnë depërtimin e ushtrisë serbe me kusht që Serbia atyre t’ua mundësojë çlirimin nga Turqia dhe të fitojnë autonominë e tyre.
Shpresat, por edhe kërkesat e arbanasve janë tradhtuar.
Në vend që Serbia - e cila kaq shumë vite ka luftuar për lirinë e saj - të bëjë gjithçka nga ana e saj që edhe shqiptarët të fitonin lirinë e vet - ajo ka dërguar ushtrinë e vet që të kalonte nëpër Arbani, të dilte në detin Adriatik me synimin që të pushtonte popullin arbanas dhe t’i robëronte ata.
Serbia ka mundur ta bëte që Arbëria të vinte deri tek autonomia dhe shteti kombëtar. Nëse kjo do të ndodhte, atëherë do të mundësonte miqësinë dhe intimitetin, do të ofronte kushte për forcimin e marrëdhënieve dhe krijimin e një bashkësie ekonomike ndërmjet Serbisë dhe Arbërisë. Kjo do të ishte pika fillestare për marrëveshjet politike.
Në vend të kësaj, atje është shkuar me armë dhe topa, andaj atje është bërë ajo që është e kundërta e nderit të një vendi, i cili dikur ka pasur traditë të revolucionit dhe lirisë. Janë krijuar kushtet për mosmarrëveshje të përhershme midis Arbërisë dhe Serbisë.
Ne do të kemi konflikte të pandërprera, nëse Serbia nuk vendos ta ndryshojë politikën e vet në drejtim të kontaktit me popullin arbanas dhe krijimit të lidhjes së plotë ta.
Fjalimi i deputetit Dragisha Lapçeviq rreth çështjes së shqiptarëve, i mbajtur në Kuvendin Popullor të Mbretërisë Serbe, më 6 shkurt 1914. Dragutin Lapçeviq (1867-1939) ka qenë politikan, gazetar e historian serb, kryetari i parë i partisë Socialdemokrate, deputet i Kuvendit të Mbretërisë Serbe