Olesja Nikolajeva, oficere policie, 28 - vjeçare
Nga rrëfimi i nënës së saj
Së shpejti do të vdes nga rrëfimet e mia…Përse e them këtë? S’mund të më ndihmoni. Në rregull ju do ta shënoni këtë, do ta botoni…njerëzit e mirë do ta lexojnë e do t’ia plasin vajit…Por çfarë ndodh me ata të këqijtë…prej të cilëve varet çdo gjë… Ata s’do ta lexojnë. Përse?
Shumë herë e kam thënë këtë tashmë. …
23 tetor 2006...
Ishte në televizion…Krejt fqinjët e dinin….Qyteti gumëzhinte...Unë dhe Nastenka, mbesa ime…ishim në shtëpi. Televizori ishte i fikur, kaherë është prishur, i dergjur nga vjetërsia. Shpresonim: “Kur të kthehet Oleka. Do ta blejmë një të ri.“ Pastronim shtëpinë. Përgatitje e madhe. Për njëfarë arsye ishim fort të gëzuara, atë ditë qeshnim e qeshnim. Atëherë erdhi nëna ime…gjyshja jonë…nga kopshti.
“Ah vajza, fort jeni të hareshme. Kujdes që fill pas kësaj të mos qani”. M’u ndal zemra... Si është Oleksa? Megjithëse dje jemi dëgjuar më të, ishte festë, Dita e Policisë. E dekoruan me medalje nderi për “Shërbim të jashtëzakonshëm ndaj Ministrisë së Punëve të Brendshme”. Ia uruam. “Ah, sa fort ju dua”, na tha. “Dua ta shoh vendlindjen time”. “Gjysmën e pensionit tim e kam shpenzuar në telefonata sepse kur ia dëgjoja zërin mund t’i mbijetoja edhe nja dy a tri ditë. Deri në telefonatën e radhës”. “Nënë mos qaj”, do të më qetësonte. “Mbaj armë, por s’e fus në punë. E vërtetë që këtu ka luftë, por situata është e qetë. Sot në mëngjes dëgjoja thirrjen e hoxhës, kështu i luten zotit këtu…Malet janë plot jetë, s’janë të vdekur - janë plot me bar e me drunj”.
Edhe
“Eja dhe shiko çfarë po u ndodh foshnjave dhe fëmijëve tanë”
“Nënë krejt Mama, krejt nëntoka çeçene është plot. Mund të mihësh në cilindo kopsht, gjithkund do të gjesh naftë.”
Përse e kanë dërguar atje? Atje nuk luftuan për atdheun, por për rezervatet e naftës. Për mafinë. Pika e vajit sot kushton sa ajo e gjakut. Mbase edhe më shumë. Një fuçi gjak…
Pjesë nga tregimi i Svetlana Alexievich botuar në “Heinrich Böll Stiftung”