Shtojca për Kulturë

Kreativiteti dhe komercializimi në epokën e Inteligjencës Artificiale

Foto ilustrim

Të tjerë që kërkojnë ta lartësojnë statusin e artit të Inteligjencës Artificiale krahas formave të tjera të artit digjital, po zgjedhin një riemërtim edhe më të lartë: “sintografi”. Ky kategorizim sugjeron një proces më kompleks sesa funksionimi mekanik i një mjeti për krijimin e figurës, duke udhëzuar sintezën aktive të elementeve të ndryshme estetike. Ashtu sikurse Fox Talbot dhe bashkëkohësit e tij të shekullit XIX, “sintografët” pohojnë se arti i IA-së thjesht automatizon pjesët që kërkojnë më shumë kohë për t’i vizatuar dhe pikturuar, duke çliruar kështu njeriun në krijimin e kreativiteteve të një niveli më të lartë

Suksesi i fotografisë si medium varej kryesisht nga përshkrimet e hershme që flisnin për ndjeshmëritë e shekullit XIX. Teksa ekonomitë evropiane shikonin drejt një të ardhmeje të industrializuar, rritja e besueshmërisë ndaj fotografisë mekanike e bëri atë formë ideologjikisht të përputhshme të prodhimit vizual. Ndarja e njeriut nga fotoaparati ishte pjesë e domosdoshme e ruajtjes së mitit të fotoaparatit si formë e paanshme vizioni. Për të inkuadruar fotografinë në një peizazh ekonomik të krijimtarisë, veprimtaria njerëzore duhej t’i atribuonte të gjitha pjesët e procesit.

Me vetëdije apo jo, përkrahësit e imazheve të gjeneruara nga Inteligjenca Artificiale e shënjojnë mjetin me të njëjtën retorikë që pasqyron aspiratat demokratike të shekullit XXI.

“Stability AI”, tani një nga subjektet e një padie të ngritur nga artistët, puna e të cilëve u shfaq në grupin e të dhënave të tyre të trajnimit, pagoi organizatën jofitimprurëse gjermane “LAION” për të përpiluar një bazë të të dhënave ku mund të hapet qasja në miliarda imazhe. “LAION” parashikoi akuza për shkelje të të drejtave të autorit duke theksuar frymën demokratike në përshkrimet e punës së saj. Informacionet e pakta në faqen e internetit të “LAION” theksojnë shërbimin ndaj së mirës publike. Organizata “100% jofitimprurëse” dhe “100% falas” është e përkushtuar për “çlirimin” e hulumtimeve të makinerisë mësimore. Puna e tyre lehtëson “arsimin e hapur publik” dhe riciklimi i grupeve ekzistuese të të dhënave përshkruhet si “miqësor ndaj mjedisit”.

“IA nga populli për popullin”

“Stability AI” përdori një taktikë të ngjashme, duke e cilësuar veten si “IA nga populli, për popullin”, pavarësisht se e ktheu “Stable Diffusion”, modelin e tyre tekst-në-imazh, në një pasuri fitimprurëse. Fakti që programi është i lehtë për t’u përdorur, është një shtysë tjetër shitjeje. Artistët e ardhshëm digjitalë nuk kanë më nevojë të përdorin softuerë të specializuar e të shtrenjtë për të prodhuar materiale vizualisht interesante.

Padia e ngritur kundër “Stable Diffusion” e përshkruan gjuhën egalitariste të të pandehurve si një dredhi për të shfrytëzuar zonën ligjore gri, ku përfshihen grupet e të dhënave të hequra nga interneti. Në një intervistë të cituar nga paditësit, themeluesi i “Midjourney”, Tim Holz, ka thënë se me atë çka ai di, “secili model i madh IA është thelbësisht i trajnuar në gjërat që janë në internet. Dhe kjo është në rregull, tani. Nuk ka ligje të posaçme për këtë.” Ndërkohë, komunitetet e artistëve digjitalë dhe përkrahësit e tyre pohojnë se arsyeja pse imazhet e gjeneruara nga IA janë bindëse, është sepse ato u trajnuan me grupe të dhënash që përmbanin materiale të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Ata hedhin poshtë pretendimin se arti i prodhuar nga IA prodhon diçka origjinale dhe sugjerojnë se në vend të kësaj ai mendohet si një formë e “kolazhit të shekullit të njëzetë”.

Për shkak se është i shpejtë, i lirë dhe i lehtë për t’u përdorur, arti i IA-së vazhdon të tërheqë një numër të gjerë përdoruesish. “Lensa”, një aplikacion IA që gjeneron portrete të personalizuara për përdoruesit, gjeneroi 8.2 milionë dollarë në periudhën pesëditore, pasi që kishte lëshuar në përdorim efektet “avatarët magjikë”. “DALL-E 2”, një forum online kushtuar mjeshtërisë së platformës së gjenerimit të imazheve të “OpenAI”, shpesh u bën jehonë përpjekjeve të hershme të fotografisë për t’u kuptuar si një proces krijues. Përkrahësit e përshkruajnë procesin e krijimit të një imazhi nga grupi i të dhënave si “inxhinieri e shpejtë”, duke theksuar domosdoshmërinë e ndërhyrjes së një njeriu për t’i dhënë udhëzime Inteligjencës Artificiale.

Të tjerë që kërkojnë ta lartësojnë statusin e artit të Inteligjencës Artificiale krahas formave të tjera të artit digjital, po zgjedhin një riemërtim edhe më të lartë: “sintografi”. Ky kategorizim sugjeron një proces më kompleks sesa funksionimi mekanik i një mjeti për krijimin e figurës, duke udhëzuar sintezën aktive të elementeve të ndryshme estetike. Ashtu sikurse Fox Talbot dhe bashkëkohësit e tij të shekullit XIX, “sintografët” pohojnë se arti i IA-së thjesht automatizon pjesët që kërkojnë më shumë kohë për t’i vizatuar dhe pikturuar, duke çliruar kështu njeriun në krijimin e kreativiteteve të një niveli më të lartë.

Kritikët bashkëkohorë pohojnë se inxhinieria dhe sintografia e shpejtë nuk janë profesione emergjente, por eufemizma të nevojshme për të barazuar veprat e artit të krijuara nga Inteligjenca Artificiale me punën e artistëve. Ashtu si me zhvillimin e fotografisë si medium, debatet e sotme rreth Inteligjencës Artificiale shpesh anashkalojnë atë se si konceptet e krijimtarisë njerëzore formohen vetë nga komercializimi dhe puna.

Pasiguria ekonomike dhe spektri i automatizimit

Të shikuarit e artit të Inteligjencës Artificiale si pjesë e një historie më të gjerë piktoreske mund të zbusë frikën se ai është një prelud i një të ardhmeje distopike. Problemi me debatet rreth imazheve të krijuara nga IA-ja që demonizojnë mjetin është se zhvendosja e artit të krijuar nga njeriu, nuk duhet të jetë i pashmangshëm. Tregjet mund të rregullohen për të zbutur papunësinë në ndryshimin e marrëdhënieve komplekse ndërmjet aktiviteteve ekonomike të shoqërisë njerëzore dhe mjedisit të tyre natyror. Siç thekson studiuesi ligjor Ewan McGaughey, pas Luftës së Dytë Botërore 42 për qind e punëtorëve anglezë ishin të tepërt, por pavarësisht kësaj, Britania e Madhe arriti të ruante punësimin e plotë. Në SHBA, automatizimi është një truk i lehtë për të hequr qafe mbrojtjen e punëtorëve. Ne shikojmë prapa në zhvillimin e fotografisë si një transformim teknologjik, jo si një gjë të karakterizuar nga vala e madhe e zëvendësimit të punëtorëve.

Në rastin e fotografisë, ne krijuam një mit, sipas të cilit fotoaparatet krijonin imazhet në mënyrë të lirë nga veprimi njerëzor. Megjithatë, për ta bërë procesin fotografik të qartë për forcat e komercializimit, ne e riformuluam atë si një formë vizatimi, ku agjentët njerëzorë bënin shenja duke përdorur grimcat e dritës në një sipërfaqe fotosensitive.

Një kuptim i teknologjisë si ai që ndan njeriun nga makina në kategori të dallueshme, lë pak hapësirë për mënyrat më të çrregullta që ne shpesh i përshtatim së bashku me mjetet tona. Imazhet e krijuara nga Inteligjenca Artificiale do të kenë ndikim të madh në ligjin për të drejtën e autorit, por reagimi kulturor kundër “kompjuterëve që bëjnë art” anashkalojnë mënyrat se si kalkulimi tashmë është përfshirë në art.

Kur e drejta e autorit u pranua edhe për fotografinë, kjo ndodhi pjesërisht për të shmangur hapjen e shqyrtimeve për format e tjera të mjeteve artistike. A po përdorin artistët softuerët kompjuterikë në iPad për të krijuar imazhe në dukje të pikturuara me dorë, të përfshirë në një proces më pak krijues sesa ata që prodhojnë imazhin me dorë? Sigurisht që njërin mund ta gjykojmë si më meritor se tjetri, por të pretendosh se njëri është më origjinal se tjetri, është vështirë për t’u mbrojtur.

Arti është shumë më tepër sesa ajo që kapet në mënyrë digjitale në internet, por interneti është një mjet i domosdoshëm për artistët që përpiqen të sigurojnë mbijetesën. Përhapja e imazheve të krijuara nga Inteligjenca Artificiale në mjediset online nuk do ta zhdukë artin njerëzor, por përfaqëson një riorganizim të stimujve të tregut që ndihmojnë ekonomitë krijuese të lulëzojnë. Ashtu si esetë e fakultetit, një tjetër zhanër i krijimtarisë njerëzore i kërcënuar nga uzurpimi i IA-së, “produktet” krijuese mund të bëhen më tepër për procesin sesa për artin si produkt.

Për historianët e kulturës pamore, debati që veprat e artit të krijuara nga Inteligjenca Artificiale tashmë kanë ndezur, është po aq tregues i momentit tonë aktual politik sa ai i lëvizjeve artistike të së kaluarës.

Kompanitë private të teknologjisë që formësojnë marrëdhëniet komplekse ndërmjet aktiviteteve ekonomike të shoqërisë njerëzore dhe mjedisit të tyre natyror, politik dhe ekonomik i cilësojnë grupet e të dhënave me qasje të hapur si “demokratike”, ndërsa artistët, puna e të cilëve është e integruar, avokojnë për mbrojtje më të madhe të pronës. Në një kohë kur “e vërteta” është koncept i mbushur me parti politike, ne nuk mund të kërkojmë më ngushëllim në realitetin e dukshëm të një fotografie. Gjeneruesit e imazheve të Inteligjencës Artificiale janë krejtësisht të aftë të imitojnë fotografitë tradicionale, duke na detyruar të përballemi me mënyrat më njerëzore në të cilat janë krijuar përherë imazhet. Gjeneruesit e imazheve me IA janë krejtësisht të aftë të imitojnë pamjen e fotografisë tradicionale, duke na detyruar të përballemi me mënyrat njerëzore në të cilat imazhet janë bërë gjithmonë.

Marrë nga neomag.com.

Përktheu Mirjetë Sadiku