Shtojca për Kulturë

1903: Beogradi vë në lëvizje bandat, çarmatos shqiptarët në Kosovë

Beogradi u angazhua që të armatoste popullatën serbe me pretekstin e mbrojtjes së saj nga pasiguria e autoritete osmane dhe nga “zullumet shqiptare”. Furnizimin me armë dhe municione e mori në dorë personeli i Konsullatës Serbe në Prishtinë, e cila veproi prej vitit 1889 deri më 1912 (në foto) dhe në Shkup
 

Programi i Mürzstegut i vitit 1903 trazoi Serbinë. Beogradi vuri në lëvizje bandat e armatosura për të shkaktuar trazira në Kosovë dhe dërgoi emisarë të ndryshëm fetarë dhe politikë për ta dezorientuar faktorin shqiptar dhe lëvizjen e tyre kombëtare. Pos kësaj, Serbia, nga njëra anë, këmbëngulte në ndjekjen dhe asgjësimin e çetave komite shqiptare, si dhe në çarmatosje e plotë të popullsisë shqiptare, kurse, në anën tjetër, ajo i hapte rrugë dhe mbështeste financiarisht organizimin dhe operimin e çetave komite serbe

Politika serbe ishte e alarmuar me Programin e Mürzstegut të vitit 1903 që parashihte vendosjen e misionit austro-hungarez edhe në territorin juglindor të Kosovës, që përkufizohej me shtetin serb. Në optikën serbe vendosja e një misioni të tillë paraqiste një pengesë për realizimin e idesë së Serbisë së Madhe, përkatësisht një pengesë për pushtimin e Kosovës. Por, në zonat ku kishte kundërshtime, u vendos që ato të përjashtoheshin nga procesi i reformave. Prandaj, Beogradi vuri në lëvizje bandat e armatosura për të shkaktuar trazira dhe dërgoi emisarë të ndryshëm fetarë dhe politikë për ta dezorientuar faktorin shqiptar dhe lëvizjen e tyre kombëtare.

Pos kësaj, Serbia, nga njëra anë, këmbëngulte në ndjekjen dhe asgjësimin e çetave komite shqiptare, si dhe në çarmatosje e plotë të popullsisë shqiptare, kurse, në anën tjetër, ajo i hapte rrugë dhe mbështeste financiarisht organizimin dhe operimin e çetave komite serbe.