Shtojca për Kulturë

“The Tribune”: Shqipëria, çfarë surprize!

Shqipëria tani po fiton kohën e humbur duke hapur kufijtë e saj për turistët nga të gjitha anët
 

Në një skenë drithëruese të filmit “Inside Man” të regjisorit Spike Lee, një gruaje i kërkohet nga agjentët e FBI-së, të cilët hetojnë grabitjen e një banke, deshifrimin e një pjese audio. Ajo, pasi e dëgjoi, konfirmoi se është një fjalim i vjetër në radio i Enver Hoxhës, ish-diktator shqiptar. Skena duket se përshtatet me stereotipin perëndimor të një qyteti të vogël të errët, të fshehur diku në Ballkan, i etiketuar padrejtësisht si një vend mafioz.

Këto klishe ndezin kureshtjen time për të udhëtuar dhe për të qartësuar mendimet e mia. Një komb është një entitet kompleks. Identiteti i tij i vërtetë përcaktohet së pari nga njerëzit e tij dhe vetëm atëherë, mbase, nga gjeografia e tij.