Shtojca për Kulturë

Pianistja Melisa Ibrahimi – fituese e shumëfishtë në Itali

Në “Palazzo della Provincia” në Taranto të Italisë, Melisa Ibrahimi ka interpretuar për tri ditë radhazi, më 31 maj dhe 1 e 2 qershor. Interpretimi i veprave të Franz Listzit, ia ka sjellë edhe trofetë e radhës
Në “Palazzo della Provincia” në Taranto të Italisë, Melisa Ibrahimi ka interpretuar për tri ditë radhazi, më 31 maj dhe 1 e 2 qershor. Interpretimi i veprave të Franz Listzit, ia ka sjellë edhe trofetë e radhës
 

Është 21-vjeçare dhe ka po aq trofe. Së fundmi, Melisa Ibrahimi ka fituar në “International Music Competition Dinu Lipatti” në Itali, ku është shpallur e para në seksionin e Garës për piano - “Pianistët e Rinj” duke marrë “Çmimin Absolut” si dhe mori Çmimin e Vendit të Tretë Absolut në krejt edicionin. Të qenët finalist është tjetër përparësi në kuadër të Garës Ndërkombëtare të Muzikës, prandaj Ibrahimi është vlerësuar edhe për këtë arritje

Muzika klasike në vend është dëshmuar prej kohësh. Instrumentistë e këngëtarë që e ndërtojnë krejt atë vazhdimisht sjellin ngjyrat e veprave botërore e etapat historike nëpër të cilat është zhvilluar. Ndonëse pa kushte për ta zhvilluar, publiku ka vërtetuar se në vend ka kulturë për ta dëgjuar, edhe në ato hapësira që improvizohen si salla koncertale. Artistët janë vlerësuar ambasadorë që emrin e vendit e bartin në çdo cep të botës.

Prej tyre është edhe pianistja e re, Melisa Ibrahimi e cila në “International Music Competition Dinu Lipatti” – një prej garave më të rëndësishme në Itali – u vlerësua si pianistja më e mirë e edicionit të sivjetmë.