Shtojca për Kulturë

“Prishtinë 2002” me identitetet e adoleshencës, premierë botërore në Francë

Mes 76 filmave në garë, “Prishtinë 2002” synon çmimin për filmin më të mirë ndërkombëtar
Mes 76 filmave në garë, “Prishtinë 2002” synon çmimin për filmin më të mirë ndërkombëtar

Prestigjiozi “Festival du court métrage de Clermont-Ferrand” është stacioni i parë i filmit të shkurtër “Prishtinë 2002” dhe kjo dëshmon edhe nivelin e filmit. Është në garë zyrtare në kategorinë ndërkombëtare dhe është përzgjedhur në konkurrencë me 7 mijë filma nga të katër anët e botës. “Më ka ardhur mirë, pasi prej rreth 7 mijë filmave në botë që kanë aplikuar prej 52 shteteve, veç 76 janë zgjedhur dhe ata e kanë audiencën e madhe”, ka thënë regjisorja e filmit, Trëndelinë Halili

Në listën e filmave që vijnë si diplomaci kulturore ndërkombëtare për Kosovën, “Prishtinë 2002” është tjetër prodhim kinematografik që synon audiencën botërore. Stacioni i parë trashmë është zyrtarizuar. Premierën botërore do ta ketë në festivalin prestigjioz të filmit të metrazhit të shkurtër në Clermont-Ferrand të Francës, ku është në garë për çmimin e filmit më të mirë ndërkombëtar. Në rreth 20 minuta, filmi shpalos miqësinë e dy adoleshenteve ku tendencat e tyre për ta ndryshuar vetveten i çojnë në përballje me të papriturat.

Trëndelinë Halili, regjisore e “Prishtina 2002”, ka thënë se filmi synon festivale të tjera në radhë, ndërsa në Kosovë premierën mund ta ketë verën e ardhshme.