Shtojca për Kulturë

Heli Kopteri aterron në “Ramiz Sadik” në provokimin e së ardhmes

Emërues i përbashkët i krejt veprave të Heli Kopterit është provokimi njësoj sikurse edhe fshehja e artistit ose artistes prapa pseudonimit

Personazhet e veprave në dukje të parë vijnë si jashtëtokësorë, por në fakt ruajnë elemente personazhesh nga bota e filmave të animuar ose futuristikë. Por, nëpërmjet tyre krijohet dialogu për kauza globale të së sotmes që determinojnë të ardhmen. Heli Kopteri, siç është emri i artistit ose artistes anonime, me ekspozitën në atë që ende quhet “Menza Ramiz Sadiku”, krijon botë paralele

Ende pa u hapur ekspozita, disa punime të autorit me emrin artistik Heli Kopteri tashmë janë shitur. Megjithatë muret e hapësirës, që ende ruan emrin si “Menza Ramiz Sadiku” në Prishtinë, kanë qenë plot me artin e veçantë të shpalosur brenda kornizave të veprave.

Dy janë ngjyrat që dominojnë: e kuqe dhe e zezë. Prej tyre janë projektuar figuracionet prej karaktereve të filmave të përpunuar për të pasqyruar kohën moderne bashkë me simbolet që nënkuptojnë edhe botën e ardhshme. Veprat vijnë edhe si ftesë për lojë me gjithë ngjarjet që aktualisht e preokupojnë botën.