Shtojca për Kulturë

Ikona e tragjedive greke

Irene Papas ishte e njohur më së shumti për rolet e saj tepër serioze dhe joshëse të viteve ‘60: “The Guns of Navarone”, “Z” dhe “Zorba the Greek” (Foto: Associated Press)
 

Duke luajtur të gjithë ata personazhe nga Greqia e lashtë, Papas kishte një botëkuptim që përfshinte mijëra vjet histori dhe filozofi. “Platoni bëri gabimin e parë”, i tha ajo Roger Ebert të “The Chicago Sun-Times” më 1969, duke u ankuar për një vonesë të panevojshme në revolucionin shkencor

Irene Papas, aktorja greke e cila u shfaq në filmat si: “Z”, “Zorba the Greek” dhe “The Guns of Navarone”, por që u vlerësua më së shumti për portretizimin e heroinave të tragjedisë greke, vdiq të mërkurën. Ajo ishte 96 vjeç. Që prej vitit 2018 ishte bërë e ditur se Papas kishte pesë vjet që jetonte me Alzheimerin.

Për publikun amerikan, Papas ishte e njohur më së shumti për rolet e saj tepër serioze dhe joshëse të viteve ‘60. Në “The Guns of Navarone” (1961) i filmuar pjesërisht në ishullin e Rodosit, ajo luan një luftëtare rezistence të Luftës së Dytë Botërore që guxoi të bënte atë që ekipi aleat sabotator (midis tyre Gregory Peck, David Niven dhe Anthony Quinn) nuk do ta bënte: qëlloi një grua të paarmatosur sepse ishte tradhtare.