Shtojca për Kulturë

“Paj, ti do të mund të ishe mbretëresha fantastike ilire, Teuta”

Bekim Fehmiu dhe Irene Papas në “Odisseu” (1968)
 

Irene Papas

Një kënaqësi të veçantë më ofronte puna me njërën nga tragjedistet më të mëdha në gjysmën e dytë të shekullit XX, Irena Papasin. Sytë e saj të zinj e të mëdhenj me qerpikë të dendur, koka e saj e “latuar” si skulpturat helene, duken një mrekulli e vërtetë. Lëvizjet, mjetet e jashtme të shprehjes, i kishte reduktuar në minimum. Nga brenda vlon si një vullkan. Në skenat me të nuk më duhet ndonjë përqendrim i veçantë, sepse posa dal para saj, tanimë jam Odiseu. Irena është një aktore qe thjesht të frymëzon.