Shtojca për Kulturë

Dekorimet ideologjike në Shqipëri ende të pashfuqizuara

Në vendet e ish-kampit socialist dukuria e dekorimit ishte bërë pjesë e politikës shtetërore, duke vlerësuar punën dhe të arriturat në veprimtaritë e ndryshme, ku përveç individëve vendas janë dekoruar edhe shtetas të huaj. Fjala është për dekorimin e individëve të cilët kanë qenë pjesëmarrës në LDB, të cilët, sipas tyre, kanë merita të mëdha në fitoren e ideologjisë komuniste. Në këtë aspekt nuk bën përjashtim as Shqipëria, që dëshmohet me vendimin nga Kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar më 5 shtator 1945, ku janë dekoruar individë nga Jugosllavia, ku një numër i tyre janë dëshmuar si antishqiptarë, por është për t’u çuditur se një vendim i tillë nuk është shfuqizuar më pas e sidomos nga miratimi i pluralizmit (1990), që është turp për udhëheqësit e Shqipërisë, që nuk mund të arsyetohet me asgjë

Në saje të Vendimit të Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar nr.117, më datë 5 shtator 1946, janë dekoruar një numër i konsiderueshëm individësh nga ish-Jugosllavia të cilët kanë qenë pjesëmarrës aktivë në Luftën e Dytë Botërore dhe pas saj. Ishte ky një vendim në frymën e bashkëpunimit ideologjik në mes të Shqipërisë dhe Jugosllavisë në kohën kur në Beograd për Shqipërinë ishte përgatitur kabineti si republika e shtatë e Federatës jugosllave.

Kemi të bëjmë me kohën e krimeve dhe të masakrave të serbëve në Kosovë e gjetiu kundër shqiptarëve (Masakra e Tivarit), ku kanë marrë pjesë edhe individë të cilët u dekoruan nga pala shqiptare! Ndonëse marrëdhëniet në mes të Shqipërisë dhe Jugosllavisë u prishën në vitin 1948, dekoratat mbetën të pashfuqizuara nga Kuvendi i Shqipërisë, sikurse edhe për Enver Hoxhën, i cili ka mbajtur dekoratën “Hero i Popullit të Jugosllavisë”.

Propozime për personalitete të huaja

Në vendimin për dhënien e dekoratave për personalitete të huaja shkruhej se në bazë të propozimit të kryetarit të Qeverisë Demokratike dhe Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Kombëtare, Enver Hoxha, duke marrë parasysh se shumë personalitete të huaja të vendeve aleate gjatë Luftës NÇ të popullit tonë kanë kontribuar dhe ndihmuar me të gjitha mjetet dhe për të shfaqur mirënjohjen e për ta shpërblyer e nderuar veprimtarinë e tyre në dobi të atdheut e të popullit shqiptar, Kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar Vendosi: Të dekorohen me dekoratat personat që përmenden në listën që vijon:

1. Gjeneral Ivan Milutinoviç, me urdhrin “Hero Kombëtar”

2. Lolo Ribar, me urdhrin “Hero Kombëtar”

3. Ramiz Sadiku, me urdhrin ”Hero Kombëtar”

4. Ivan Ribar, me urdhrin e “Flamurit”

5. Eduard Kardel, me urdhrin e “Flamurit”

6. Bllazho Jovanoviç, me urdhrin e “Flamurit”

7. Radovan Zogoviç, me urdhrin e “Flamurit”

8. Dëshmori Miladin Popoviç, me urdhrin e “Flamurit” dhe “Medaljen e Kujtimit”

9. Dushan Mugosha, me urdhrin e “Flamurit” dhe “Medaljen e Kujtimit”

10. Gjen. lt. Arso Jovanoviç, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I.

11. Aleksandër Rankoviç, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I.

12. Milovan Gjilas, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I

13.Gjen. Lt. Peko Dapçeviç, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I

14. Brigadier E. F. Davies, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I

15. T. Churchill, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I

16. Kolonel Velimir Stoiniç, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I

17.Lt. kolonel C. A. S. Palmer, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I

18.Major Ivanov Konstantin, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I

19.Kapiten Thomas Stefan, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I

20. Gjen.maj. Svetkozar Vukmanoviç, urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II dhe medaljen e “Kujtimit”

21.Gjen. Terziç Velimir, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II

22. Kolonel Vojo Todoroviç me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II, me urdhrin e “Trimërisë” dhe “Medaljen e Kujtimit”

23. Fadil Hoxha, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II, dhe med. e “Kujtimit”

24. Kiler Peter, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II

25. Obrat Cicmil, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II

26. N/kol. Mijat Vuletiç, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II

27. Major Savo Stonoju, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II

28. “H. W. Tilman, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II

29. G. W. Seymour, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II

30. “W. V. G. Smith, me urdhrin “Ylli Parti.”, kl. II

31. “J. K. H. Shaw, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II

32. “M. J. Thornton, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II

33. “V. Robinson, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II

34. “E. Nordthrop, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II

35. Kapiten J. M. Lyon, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II

36. Toger Tjurin Vladimir, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II

37. “John O’Keefe, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II

38. Major Tomishek Teodor, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III

39. “Viktor Kobol, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III

40. Kapiten Niazi Dizdareviç, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III

41. Toger Nick Cooky, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III

42. Kaporal George Routsis, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III

43. Kapiten G. S. Duffy, me urdhrin e “Trimërisë”

44. Bije Vokshi, me urdhrin e “Trimërisë”

45. Hajdar Dushi, me urdhrin e “Trimërisë”

46. Emin Duraku, me urdhrin e “Trimërisë”

47. Xhevdet Doda, me urdhrin e “Trimërisë”

48. Vaso Strugari, me urdhrin e “Trimërisë”

49. Michel Popoviç, me urdhrin e “Trimërisë”

50. Xhafer Vokshi, me medaljen e “Kujtimit”

51. Elhami Nimani, me medaljen e “Kujtimit”

52. Xhavid Nimani, me medaljen e “Kujtimit”

53. Safete Numani, me medaljen e “Kujtimit”

54. Ymer Pula, me Medaljen e “Kujtimit”

55. Mehmet Hoxha, me medaljen e “Kujtimit”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Për Kryesinë e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar

Sekretari: Koço Tashko d.v.

Roli i eprorit jugosllav në çlirimin e Tiranës

Në lidhje me këtë regjistër të dekoruarish deri më tash nuk kemi të dhëna se ndonjë studiues këtë çështje e ka trajtuar me kompetencë profesionale, që do të ishte me interes për të shpalosur rolin e tyre gjatë e pas LDB në Shqipëri. Por në këtë regjistër nga personat e dekoruar bie në sy ai me nr. 22, që veçohet nga të tjerët, sepse i dorëzohen tre dekorata (!?) Andaj u mbetet hulumtuesve të zbardhin veprimet kriminale të eprorëve jugosllavë në bashkëpunim me komunistët shqiptarë gjatë LDB në përgjithësi dhe sidomos në luftën për çlirimin e Tiranës (nëntor 1944), nëse ata nuk janë asgjësuar nga pushteti monist i kohës.

Beogradi dekoron Enver Hoxhën

Gjatë vizitës së Enver Hoxhës në Beograd-Jugosllavi nga data 23 qershor – 2 korrik 1946, nikoqirët u kujdesën që atë ta dekoronin me titullin “Hero i Popullit të Jugosllavisë“.

Në lidhje me këtë dekorim gazeta “Bashkimi“ e datës 28 qershor 1946 shkruan se në selinë e Presidiumit të Asamblesë Popullore të Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë u bë ceremonia e dekorimit të Enver Hoxhës dhe e pjesëtarëve të tjerë të këtij delegacioni.

Presidenti jugosllav Ivan Ribari ia dorëzoi dekoratën Enver Hoxhës, anëtarëve të delegacionit, si dhe ministrit në Beograd, Hysni Kapo, këshilltarit të legatës shqiptare atje, Sofo Çomora, dhe ndihmësatasheut Shpend Dega. Presidenti jugosllav deklaronte:

“Gjatë luftës nacionalçlirimtare ju e udhëhoqët popullin tuaj me heroizëm dhe vetëmohim. Ju qëndruat në krye gjerë në fund të kësaj lufte të madhe të popullit shqiptar për pavarësinë e tij dhe për realizimin e aspiratave të tij shekullore. Me këtë luftë kundër armikut të përbashkët u realizua gjithashtu vëllazërimi dhe miqësia e përhershme midis popullit shqiptar dhe popujve të Jugosllavisë. Për këtë arsye popujt e Jugosllavisë janë dhe do të jenë gjithnjë krenarë për marrëdhëniet e tyre vëllazërore me popullin shqiptar, duke pasur bindjen e plotë në zhvillimin e përparimin e Republikës Popullore të Shqipërisë, si dhe në zhvillimin e Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë”.

Enver Hoxha deklaronte: “Jam i gëzuar dhe i lumtur që po marr nga Presidiumi i Asamblesë Popullore të Jugosllavisë dekoratën më të madhe të popujve të Jugosllavinë, Urdhrin e Heroit të Popujve. Jam i gëzuar se dekorata që më jepet është e të gjithë popullit shqiptar, i cili pa rezerva dhe pa kompromis u hodh në luftën e madhe antifashiste përkrah të gjithë popujve liridashës duke mos kursyer edhe jetën. Në çastet më të vështira vendi ynë ka gjetur mbështetjen më të madhe te Jugosllavia dhe populli ynë ka patur te popujt e Jugosllavisë miqtë dhe aleatët më besnikë. Kjo miqësi dhe ky vëllazërim që është vaditur me gjakun e martirëve tanë, le të forcohet edhe më tepër mbasi vetëm me këtë mënyrë do të sigurohet një jetë më e mirë për popujt tanë, do të sigurohet paqja në Ballkan dhe do forcohet demokracia. Dekorata që po marr, Urdhri i Heroit të Popullit, do ta mbaj me krenari pse ajo simbolizon vuajtjet dhe luftën e madhe që popujt e Jugosllavisë kanë bërë për lirinë e tyre dhe për gjithë popujt liridashës”.

Shfuqizimi i munguar

Ndonëse ishte kritik ndaj pushtetit në Jugosllavi pas vitit 1948, Enver Hoxha dekoratën “Hero i Popullit të Jugosllavisë“ nuk e ka kthyer pas, por e ka mbajtur derisa ishte gjallë, duke i mbetur besnik ideologjisë komuniste deri në vdekje (!)

Ndërsa duke marrë parasysh se një numër i të dekoruarve kanë vepruar kundër shqiptarëve si në Shqipëri e në Kosovë (Rankoviqi, Mugosha, Vukmanoviqi, etj.) ka qenë e udhës që ata të shfuqizohen. Në lidhje me këtë çështje ka mundur të veprohet pas vitit 1948, kur u ndërprenë marrëdhëniet në mes të Shqipërisë e Jugosllavisë apo edhe më vonë, por pushteti në Shqipëri ishte inferior ndaj jugosllavëve(!) që është dëshmuar deri me rënien e sistemit monist (1990) dhe më pas, që nuk mund të arsyetohet me asgjë.