Shtojca për Kulturë

Shpresa e gjallë për ardhjen e Mbretit Charles III në Prizren

Fëmijët shqiptarë me veshje kombëtare presin me lule Princin Charles, tash Mbreti Charles III, para Kishës Katolike në Prizren, më 19 mars 2016 (Foto: AP)

“Mbreti Charles III, tani në cilësinë e udhëheqësit të fronit, ka peshë më të madhe dhe vërtet shpresoj që një ditë ai ta gjejë mundësinë që ta vizitojë vendin tonë, i cili ka nevojë për miq dhe inkurajim nga ta”, thotë arkeologu Vesel Hoxhaj, i cili në vitin 2016 bashkë me Arbnor Morinën patën shoqëruar ish-Princin e Wallesit gjatë ecjes nëpër Qendrën Historike të Prizrenit

Kujtimet i ka të freskëta nga marsi i vitit 2016. Pavarësisht nga distanca kohore, njohësit të trashëgimisë kulturore, Vesel Hoxhaj, në mendje i sillen ende edhe detajet më të imëta nga shoqërimi i atëhershëm i mysafirit të veçantë në Prizren.

Madje, në ditën që ish-Princi i Wallesit, Charles, bëhet Mbreti Charles III, Hoxhaj ka emocione të mëdha, meqë konsideron se monarku britanik nga afër ka parë ngrohtësinë e popullatës lokale ndaj tij dhe Mbretërisë së Bashkuar. Njëherësh shpreson që një ditë ta mirëpresë Mbretin Charles III në Prizren dhe ta shëtisë sërish nëpër qytet, duke ia shtuar itinerarit edhe vizitën në Muzeun Arkeologjik të rajonit të Prizrenit.