Shtojca për Kulturë

Trendi në mesin e të rinjve – shqipja nën hijen e anglishtes prej librit deri te komunikimi

“Shumica, mund të them diku 90 për qind, lexojnë libra si fantazi, romancë dhe të gjitha në gjuhën angleze. Janë një përqindje e vogël e personave, posaçërisht shqiptarë të diasporës, që lexojnë më shumë shqip...” (Foto: Driton Paçarada)

Disa prej librashitësve në kryeqytet e konfirmojnë se shumica e të rinjve sot kërkojnë vetëm libra në gjuhën angleze dhe kjo ndodh edhe kur ai libër është i përkthyer në shqip. E kjo më pas “përkthehet” edhe te komunikimi midis tyre në anglisht. Botues e librarë numërojnë disa faktorë

Nuk ka statistika zyrtare, por bazuar në atë që konfirmojnë botuesit e librarët në Kosovë, librat në anglisht kryesojnë kërkesat e lexuesve të rinj, veçmas nga filloristët. Janë disa prej arsyeve që numërohen, e ndër to edhe dominimi i anglishtes në të folmen e përditshme tek të rinjtë, literatura “e vjetër” shqipe, rrjetet sociale bashkë me personazhe e bestsellerë botërorë.

Disa prej librashitësve në kryeqytet e konfirmojnë se shumica e të rinjve sot kërkojnë vetëm libra në gjuhën angleze dhe kjo ndodh edhe kur ai libër është i përkthyer në shqip.