Shtojca për Kulturë

“DokuTalks”, përvojat e kineastëve pas shfaqjes së filmit

“Post Partum: çfarë ndodh me regjisorin dhe pjesëmarrësit pas publikimit të filmit” ka qenë tema e parë, e cila të shtunën ka hapur serinë e diskutimeve në “DokuTalks”

Të shtunën është zhvilluar diskutimi i parë i “DokuTalks”, me temën “Post Partum: çfarë ndodh me regjisorin dhe pjesëmarrësit pas publikimit të filmit”. Kjo është një nga pyetjet më të zakonshëm që u bëhet kineastëve. Ndonjëherë kjo merr përgjigjen e lumtur dhe disa herë jo

Programi “DokuTalks” ka filluar me zbërthim të përgjigjes se “Çfarë ndodh me regjisorin dhe pjesëmarrësit pas publikimit të filmit?”. Kanë qenë regjisorë nga vendi e ata ndërkombëtarë që kanë diskutuar për përvojat e tyre me artistët.

Hapësira pranë qendrës për kulturë dhe art “Shani Efendi” është kthyer në podium për biseda e diskutime. Aty do të mbahen të gjithë bisedat e “DokuTalks”. Flamujt dhe tendat me mbishkrimet e programit e të temave janë paralajmërim për diskutimet që zhvillohen çdo ditë të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”. Versioni i diskutimeve në fakt është paraparë të jetë më relaksues. Folësit shtjellojnë eksperiencat e tyre në tema të ndryshme, të ilustruara edhe me shembuj.