Shtojca për Kulturë

UÇK-ja si masë e aftësive reflektive për bërje

Në kushtet e pushtimi klasik të regjimit gjenocidal të Millosheviqit, liria do ta zgjedhë subjektin e realizmit të vetes – UÇK-në

Pa UÇK-në, si subjekt të lirisë, nuk ekziston vlera e lirisë. Sartri thotë se jashtë angazhimit të subjektit që i zgjedh vlerat, vlerat nuk ekzistojnë. Është subjekti UÇK ai që do ta sjellë vlerën e lirës në ekzistencë, për t’u shndërruar vetë subjekt në vlerë. Rrjedhimisht, mund të themi se vetë ekzistenca e subjektit të UÇK-së, që e ka sjellë vlerën e lirisë në ekzistencë, është një vlerë që duhet të njihet nga të gjithë

Hyrje

Liria, nuk është aftësi; ajo është kushti i të gjitha aftësive. Si aftësi, ajo është cilësi e gjësë; si kusht i të gjitha aftësive, ajo është qenia e gjësë. Është kjo arsyeja se pse Hajdegeri në ontologjinë fondamentale të tij do të konsiderojë se nuk është njeriu ai që e zotëron lirinë, është liria ajo që e zotëron njeriun. Liria shkon përtej kufijve të njohjes logjike dhe është kushti i saj. Luftëtari i lirisë jo domosdoshmërisht duhet t’i ketë të lexuar filozofët apo shkrimtarët që kanë shkruar për lirinë. Adem Jasharit nuk i është dashur t’i lexojë Platonin, Homerin, Eskilin, Spinozën, Kantin, Hegelin, Sartrin, Poperin etj., si parakusht për ta materializuar aktin e vet të flijimi për liri. Pasioni i intuitës për t’iu përgjigjur thirrjes për ndihmë rrënjëve të fijeve të barit të atdheut të kërcënuar nga shkelja e çizmes së huaj e tejkalon çdo përfytyrim të arsyeshmërisë njerëzore, që i përcakton kufijtë e të mundshmes dhe të pamundshmes. Pa këtë pasion, as ideja e luftës së UÇK-së nuk do të mund të ekzistonte, e aq më pak do të mund të flitej për aktualizimin e saj.