Shtojca për Kulturë

Vrasësit engjëllorë

Për shumicën e krimeve të tmerrshme të kryera prej trupave serbe janë fajësuar viktimat e tyre: ka diçka si puna e Krishtit në këtë farë mashtrimi për shpirtrat, në këtë diversion të martirëve – por është një Krisht i paturpshëm, në fakt një Antikrisht – ai që vret dhe pastaj dëshiron që pikërisht atij t’i shprehin keqardhje
 

Nëpërmjet një mashtrimi të madh, ata që duhet të ulen në bankën e të akuzuarve janë ulur në bankat e prokurorëve; andaj, nacionalizmi serb, që shquhet për maskimin e tmerreve nën gunën fisnike të luftës kundër fashizmit, kulmon në revizionimin më të neveritshëm

Retorikën e Serbisë së Madhe duhet marrë gjithnjë ndryshe duke interpretuar secilën fjali në kuptim të kundërt të manifestit; duhet të mësohemi me idenë se dhuna flet me gjuhën e paqes dhe fanatizmi me zërin e arsyes; duhet të mësohemi se hedhja poshtë e gjenocidit po përdoret si motor i një krimi të ri kundër njerëzimit. Kurrgjë nuk e përthekon më mirë sjelljen e Serbisë së Madhe sesa fjalia që George Steineri ia atribuon Hitlerit në njërin prej librave të tij: “Do t’i zbatoni metodat e mia derisa njëherësh do të më refuzoni”.

Kështu, nëpërmjet një mashtrimi të madh, ata që duhet të ulen në bankën e të akuzuarve janë ulur në bankat e prokurorëve; andaj, nacionalizmi serb, që shquhet për maskimin e tmerreve nën gunën fisnike të luftës kundër fashizmit, kulmon në revizionimin më të neveritshëm.