Shtojca për Kulturë

Artisti që e kthente prozën në poezi

Xhevdet Bajraj

Që në fillim duhet të them që, për shkak se janë vetëm tri ditë nga ikja e Xhevdet Bajrajt nga kjo botë, ky shkrim është më shumë një përkujtim, pra një shënim personal, sesa një gjykim profesional. Poezinë e tij e kam ndjekë në mënyrë sistematike, dhe me interesim e kam përcjellë trajektoren e transformimeve të tij poetike.

 

Viteve të fundit, në kundërshtim me natyrën e tij, ai shkruante e botonte shpesh. Ndoshta e ndiente se po i mbaronte rëra në pjesën e epërme të orës me rërë. Kushedi! Ai donte t’i thoshte të gjitha, që pastaj të mund të heshtte i qetë. Fatmirësisht, ai la pas vetes veprat që flasin për të, për ne, për të gjithë. Ai na i la kujtimet dhe krijimet. Të dyja të bukura dhe të shtrenjta për miqtë dhe lexuesit e tij

Që në fillim duhet të them që, për shkak se janë vetëm tri ditë nga ikja e Xhevdet Bajrajt nga kjo botë, ky shkrim është më shumë një përkujtim, pra një shënim personal, sesa një gjykim profesional. Poezinë e tij e kam ndjekë në mënyrë sistematike, dhe me interesim e kam përcjellë trajektoren e transformimeve të tij poetike.

Shekulli i kaluar nuk ishte këmisha e tij. Në të nuk ndihej rehat as ai, as kombi i tij. Dekada e parë e shekullit të ri dukej premtuese, ndërsa në vitet e fundit poezia e tij vërshonte, si në rrjete sociale, ashtu edhe në formë librash. Në kohën më antipoetike ai ngulmonte në përhapjen e poezisë. E shpërndante gjithkund. Frymëzohej më shumë nga jeta sesa nga librat. Pra, bënte një letërsi që në teori njihet si letërsi në shkallën e parë. Ai e përjetonte thellë fatin personal dhe realitetin kosovar. Pa këtë kontakt emocional nuk mund të kuptohet poezia e tij.