Shtojca për Kulturë

Divat e jetës së natës në Beograd thurin dashurinë në Prishtinë

Një studio e improvizuar televizive bëhet mjeti prej të cilit përzihen ironia bashkë me shpërfaqjen e mënyrës së konceptimit të shoqërisë, e cila e cilëson veten elitare. Krejt çka i vyen një emisioni është i pranishëm në spektaklin dyshes së njohur si divat e jetës së natës në Beograd, Dekadenca dhe Markiza de Sada

Kur perdja e kuqe e Teatrit Oda nis e ngrihet dhe sytë e publikut i janë drejtuar skenës, dalëngadalë fillon definimi i siluetave të dy zonjave. Me një qëndrim përballë audiencës dhe afër njëra-tjetrës, ato paralajmërojnë nisjen e performancës “Në prag të thyerjes”. Një melodi e lehtë dhe qiej që lëvizin në ekranin e prapaskenës janë sinjali i vazhdimësisë së ditës së katërt të festivalit “FemArt”.

 

Muzikë, gjallëri, spiritualitet e dashuri përtej linjave të paragjykimit i kanë falur publikut kosovar “drag queens” të Beogradit, Dekadenca, Markiza de Sada dhe Lady K. nëpërmjet performancave “Në prag të thyerjes“ dhe “Nata e Divave”

Kur perdja e kuqe e Teatrit Oda nis e ngrihet dhe sytë e publikut i janë drejtuar skenës, dalëngadalë fillon definimi i siluetave të dy zonjave. Me një qëndrim përballë audiencës dhe afër njëra-tjetrës, ato paralajmërojnë nisjen e performancës “Në prag të thyerjes”. Një melodi e lehtë dhe qiej që lëvizin në ekranin e prapaskenës janë sinjali i vazhdimësisë së ditës së katërt të festivalit “FemArt”.

Një studio e improvizuar televizive bëhet mjeti prej të cilit përzihen ironia bashkë me shpërfaqjen e mënyrës së konceptimit të shoqërisë, e cila e cilëson veten elitare. Krejt çka i vyen një emisioni është i pranishëm në spektaklin e divave të njohura të Beogradit, Dekadenca dhe Markiza de Sad.