Shtojca për Kulturë

Hasan Kaleshi nuk mund të anashkalohet me vendim të një grupi

Hasan Kaleshi në vitet e fundit të jetës

I

 

Një muaj pasi që u shënua 100-vjetori i H. Kaleshit në Degën e Orientalistikës, pra më 7 prill 2022, doli kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademik Mehmet Kraja, në një intervistë në KTV me deklarata të papritura, duke thënë se “Hasan Kaleshi u anashkalua në kohën kur ishte gjallë dhe pas vdekjes së tij për një arsye të thjeshtë: ai mbrojti tezat serbe për shqiptarët”. Duke pranuar “sekretin” se në Akademi ka “klane” ose “grupe interesi” mund të shtrohet pyetja: Kush qëndron mbas atij “konstatimi” se H. Kaleshi u anashkalua “në kohën kur ishte gjallë dhe pas vdekjes” ...

I

Më 7 mars 2022 u shënua në Degën e Orientalistikës në Fakultetin e Filologjisë, fillimi i 100-vjetorit të akademik Hasan Kaleshit (07. 03. 1922 – 19.07.1976) ku u paraqitën fjalë të rastit për kontributin e themeluesit të kësaj dege, e para në trevat shqiptare, e cila vitin e ardhshëm do të shënojë 50-vjetorin e themelimit me suksese që përkujtojnë kontributin e H. Kaleshit edhe pas vdekjes së tij.