Shtojca për Kulturë

Në Bienalen e Venecias arti bashkëkohor mbytet apo noton

Vizitorët në Pavijonin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku vepra prej argjile e Simone Leigh, “Jug”, është e ngulitur me guaska të zmadhuara. Leigh, të shtunën ka marrë “Luanin e Artë” për prezantimin më të mirë në ekspozitën qendrore

Tani mund të jetë harruar në mjegullën e kohës, por në mars të vitit 2020 njëra prej memeve të para të pandemisë së koronavirusit doli nga uji i republikës Most Serene. Disa mashtrues hodhën një pikturë të delfinëve gjoja duke notuar në Bacino di San Marco, dhe mjellma që lundronin poshtë Kanalit të Madh të pandotur. Njerëzit kishin ikur dhe Venecia ishte një parajsë natyrale. Qytetin, Henri Xhajms e quan “vendngushëllim” të tij të ngjeshur në madhësi të përbashkëta: një utopi ujore, për t’u parë në një ekran të prekshëm, derisa virusi po vinte me vrap drejt nesh.

 

Edicioni i këtij viti është çështje e paqartë, me një ekspozitë qendrore të fuqishme, por me pavijone kombëtare zhgënjyese. Stan Douglas (Kanada) është shumë kritik, ndërsa Simone Leigh (SHBA) shquhet për aspiratën e saj

Tani mund të jetë harruar në mjegullën e kohës, por në mars të vitit 2020 njëra prej memeve të para të pandemisë së koronavirusit doli nga uji i republikës Most Serene. Disa mashtrues hodhën një pikturë të delfinëve gjoja duke notuar në Bacino di San Marco, dhe mjellma që lundronin poshtë Kanalit të Madh të pandotur. Njerëzit kishin ikur dhe Venecia ishte një parajsë natyrale. Qytetin, Henri Xhajms e quan “vendngushëllim” të tij të ngjeshur në madhësi të përbashkëta: një utopi ujore, për t’u parë në një ekran të prekshëm, derisa virusi po vinte me vrap drejt nesh.

Delfinët ishin një mashtrim. Por ndjenja se njerëzimi është armiku i jetës dhe i bukurisë – mund të jetë e drejtë, gjykuar nga ditët e parakohshme të turbullta, të ngatërruara të Bienales së Venecias 2022. Ekspozita më e vjetër dhe më prestigjioze në botë e artit bashkëkohor u hap për publikun e gjerë të shtunën pas një vonese prej një viti dhe pandemia vështirë se ka tkurrur përmasat e ekspozitës apo vetërëndësinë e vizitorëve të saj. Po, turmat janë disi më të vogla gjatë mesit të prillit në Venecia. Po, koeficienti i mega-jahteve ka rënë disi. Megjithatë, kjo është ende Venecia dhe Bienalja mbetet përzierja më e fuqishme e artit dhe e mendjeve krijuese, pasurisë spektakolare dhe një kulture globale që pengon rrugën e saj drejt së ardhmes.