Shtojca për Kulturë

U mbush kupa! 8 qershor, 2018

Thash që kisha 21 fëmijë që doja t’i gjeja dhe as nuk dija nëse ata ishin akoma gjallë. Nuk i mbaja mend emrat e tyre, por unë kisha fotografi individuale të 19 prej tyre dhe fotografi në grup që tregonin dy të tjerët. Epo, ndihmë kërkova, ndihmë gjeta. Mora thirrje telefonike në ora 5 të mëngjesit prej tyre, historia ime ishte në gazeta po atë ditë. Një polic jashtë detyrës zyrtare po shkonte derë më derë në Drenas për të më ndihmuar t’i gjeja ata

Më 8 qershor 2018, u mbush kupa. Nuk mund të flija dhe më duhej të bëja diçka. Një muaj më parë u anëtarësova në një grup të quajtur “Të rinjtë në Kosovë”. Në atë grup mund të gjeni apartamente me qira, kurse dhe të gjitha llojet e temave që i interesojnë brezit të ri. Ata ishin lidhja ime e vetme me Kosovën, kështu që vendosa t’i pyes. Unë shkrova në grup edhe pse e dija që ndoshta nuk ishte vendi i duhur për të pyetur, por që isha një e pensionuar e Forcave Kanadeze dhe që në vitin 1999 isha pjesë e KFOR-it (Task Forca Kosovare).

Thash që kisha 21 fëmijë që doja t’i gjeja dhe as nuk dija nëse ata ishin akoma gjallë. Nuk i mbaja mend emrat e tyre, por unë kisha fotografi individuale të 19 prej tyre dhe fotografi në grup që tregonin dy të tjerët. Epo, ndihmë kërkova, ndihmë gjeta. Mora thirrje telefonike në ora 5 të mëngjesit prej tyre, historia ime ishte në gazeta po atë ditë. Një polic jashtë detyrës zyrtare po shkonte derë më derë në Drenas (Gllogovc) për të më ndihmuar t’i gjeja ata. Një nga një, ata filluan të paraqiten në Facebookun tim. Kisha ndjesinë se i gjithë vendi po më ndihmonte t’i gjeja. Në më pak se 72 orë, i gjetën të gjithë, gjallë e mirë. Edhe pse 3 prej tyre ishin tani në vende të tjera, ata përsëri ishin të gjithë me mua. Fëmijët e mi, foshnjat e mia ishin përsëri në jetën time. Kam qarë për tri ditë me radhë. Asnjëherë nuk e mendoja se do t’i gjenin të gjithë. Në ato rrethana mendoja se do t’i gjeja një ose dy, por të gjeja të 21-tit, ishte një mrekulli.