Shtojca për Kulturë

“Die Welt”, tetor 2000: Reinhardt: Pozicionet e qarta janë të domosdoshme

“Roli i Reinhardtit nuk është shndërruar në arkitekt të Kosovës së re, më tepër është rol i një punëtori social, sesa ushtaraku. Puna e tij është mbrojtja e sigurisë në rajon. Në themel roli i gjeneralit Reinhardt bazohet në paraqitjen e zakonshme të partnerit social në demokraci”, shkruante “Die Welt” në tetor të vitit 2000

Gjenerali Klaus Reinhardt duket i pashëm, mirëpo nuk bën shumë zhurmë për veten e tij. Ka një trup impozant, sportiv, flokë të shkurtra, biond dhe syze me kornizë prej metali. Më shumë një amerikan i lehtë e pragmatist, sesa një gjerman i komplikuar. Zyra e tij në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në rrethinën e Prishtinës, lart në shpat, nuk i ka dimensionet e zyrës së një shefi. Një tavolinë pune, disa ulëse dhe pak e zbukuruar.

Mirëpo, Klaus Reinhardt nuk ndodhet në Prishtinë për t’u reprezantuar. Prej 8 shtatorit ky gjeneral gjerman me katër yje ka marrë komandën mbi ushtarët e NATO-s në Kosovë, KFOR-it.