Shtojca për Kulturë

Shufflay, studiues eminent i historisë mesjetare shqiptare

Milan Shufflay (1879-1931)

Milan Shufflay (Shuflaj) u lind në vitin 1879, në Lepogllavë të Kroacisë. Shkollën fillore e mbaron në vendlindje, ndërsa gjimnazin klasik në Zagreb, ku laureohet si nxënësi më i mirë i gjeneratës së tij. Në Universitetin e Zagrebit ka studiuar shkencat shoqërore. Doktoron në vitin 1901.

 

Ndër studiues të huaj të cilët kanë treguar interesim të veçantë për hulumtimet shkencore historike për mesjetën shqiptare dallohet historiani kroat me origjinë hebreje dr.Milan Shuflaj. Ndonëse nuk jetoi gjatë, ai botoi dhe la në dorëshkrim artikuj, studime e monografi shkencore historiografike duke argumentuar prejardhjën ilire të shqiptarëve, duke mbetur model për kohën kur jetoi dhe veproi si dhe referencë e obligueshme profesionale për çdo studiues për historinë mesjetare shqiptare.

Milan Shufflay (Shuflaj) u lind në vitin 1879, në Lepogllavë të Kroacisë. Shkollën fillore e mbaron në vendlindje, ndërsa gjimnazin klasik në Zagreb, ku laureohet si nxënësi më i mirë i gjeneratës së tij. Në Universitetin e Zagrebit ka studiuar shkencat shoqërore. Doktoron në vitin 1901.

Në vitin 1902, Shuflaj mbron me sukses provimin për profesor në shkencat ndihmëse të historisë, në Universitetin e Zagrebit. Në vitet 1902-1903 specializohet në Vjenë, në “Österreichische Institut für Geschichtsforschung”, në fushat e paleografisë latine, diplomacisë, kronologjisë dhe notariatin, te profesorët O. Redlicha dhe A. Dopscha.