Shtojca për Kulturë

“Një jetë me këngën”, në nderim të Qamilit të Vogël

Të enjten, kur edhe janë bërë tri dekada pas vdekjes së Qamilit të Vogël, kolegët e kanë kujtuar atë si krijues të veçantë e këngëtar të muzikës së mirëfilltë

Çdo ndjesi emocionale e kishte kthyer me mjeshtëri në varg kënge. Krijimtaria e tij zbërthen dashuri, mall e përjetime prej më të ndryshmeve. Gjatë gjithë jetës kishte bashkudhëtuar me muzikën.

 

Këngëtarë të trevave të ndryshme janë bërë bashkë për ta nderuar krijimtarinë e Qamilit të Vogël në 30-vjetorin e vdekjes. Këngët e krijuesit i janë kthyer publikut gjakovar në koncertin kushtuar kantautorit. Me sallën plotë në Pallatin e Kulturës, “Asim Vokshi”, Ansambli i Këngëve dhe Valleve i Gjakovës ka kujtuar një prej mësuesve të tyre, autodidaktin, i cili u bë ikonë e këngës shqipe

Çdo ndjesi emocionale e kishte kthyer me mjeshtëri në varg kënge. Krijimtaria e tij zbërthen dashuri, mall e përjetime prej më të ndryshmeve. Gjatë gjithë jetës kishte bashkudhëtuar me muzikën.

Me plotë 68 vjet jetë, Qamili i Vogël do ta linte amanet që të mos harrohej si ashik që aq shumë ka kënduar.