Shtojca për Kulturë

“Shota” me koncert festiv shpërfaq histori shekullore

Nën koreografi të Xhemali Berishës, valltarët rrëfejnë sakrificën e familjes Jashari nga Prekazi i Skenderajt. Vepra, që është dhënë premierë në 20-vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”, në mars të vitit 2018, është kthyer para publikut të shtunën mbrëma, në prag të Ditës së Flamurit, si një nga ngjarjet e “Javës së flamurit”.

Gra e burra lëvizin si vështrues. Se po përjetojnë kohë të vështira vërehet në lëvizjet e tyre, por edhe në vijë melodike. Nuk ndalen asnjëherë. Ia kanë mësyrë që të përballen me një stuhi të fortë. Në koreodramën “Lulet e Marsit”, valltarët e Ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve “Shota” zbërthejnë ditë të rënda.

 

Me rrëfim historik, festë e këngë, Ansambli kombëtar i këngëve dhe valleve “Shota” ka shënuar Ditën e Flamurit. Në prag të festës, që shënon 109-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, “Shota” i është kthyer publikut me folklor burimor, ka shkuar përtej kësaj duke shpërfaqur gati një shekull histori. Programi i koncertit festiv ka rrumbullakuar historinë e këtyre anëve në shekullin e fundit

Gra e burra lëvizin si vështrues. Se po përjetojnë kohë të vështira vërehet në lëvizjet e tyre, por edhe në vijë melodike. Nuk ndalen asnjëherë. Ia kanë mësyrë që të përballen me një stuhi të fortë. Në koreodramën “Lulet e Marsit”, valltarët e Ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve “Shota” zbërthejnë ditë të rënda.

Nën koreografi të Xhemali Berishës, ata rrëfejnë sakrificën e familjes Jashari nga Prekazi i Skenderajt. Vepra, që është dhënë premierë në 20-vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”, në mars të vitit 2018, është kthyer para publikut të shtunën mbrëma, në prag të Ditës së Flamurit, si një nga ngjarjet e “Javës së flamurit”.