Shtojca për Kulturë

Kosova e 1981-s në shtypin grek: prej realitetit te “Shqipëria e Madhe”

Prishtinë, 1981 (Foto: Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës)

Demonstratat studentore të marsit dhe prillit të vitit 1981 që u zhvilluan në Prishtinë dhe u pasuan edhe në qytetet e tjera të Kosovës e në të cilat shqiptarët kërkuar statusin e republikës, shprehnin një ndërgjegjësim dhe një synim të kosovarëve që pas vdekjes së Titos të siguronin një status më të avancuar në kuadrin e federatës jugosllave dhe në një fazë tjetër, varësisht nga rrethanat e brendshme dhe të jashtme, realizimin e të drejtës për vetëvendosje, përkatësisht bashkimin me Shqipërinë.

 

Qëndrimi i shtypit grek lidhur me ngjarjet në Kosovë dëshmon se Greqia llogariste se herët a vonë këto ngjarje mund të kishin ndikim vendimtar në stabilitetin rajonal dhe në raportet shqiptaro-greke në përgjithësi. Në të njëjtën kohë, dezinformatat nga pala jugosllave, shpërndarja dhe botimi i hartave me “Shqipërinë e Madhe” ishin një përpjekje e autoriteteve jugosllave për t’i helmuar marrëdhëniet ndërmjet Tiranës dhe Athinës zyrtare dhe një përpjekje për zhvendosjen e vëmendjes nga ngjarjet në Kosovë. Fatkeqësisht, edhe dyzet vjet më vonë, një përpjekje e tillë e Beogradit nuk kanë pushuar ato vetëm kanë marrë forma të reja, herë në rënie dhe herë në ngritje, në varësi të rrethanave politike të brendshme dhe ndërkombëtare. Prandaj, Greqisë duhet qartësuar se rreziku i rajonit tonë nuk vjen nga njohja ndërkombëtare e Kosovës, por nga intenca e projektit për krijimin e Serbisë së Madhe

Demonstratat studentore të marsit dhe prillit të vitit 1981 që u zhvilluan në Prishtinë dhe u pasuan edhe në qytetet e tjera të Kosovës e në të cilat shqiptarët kërkuar statusin e republikës, shprehnin një ndërgjegjësim dhe një synim të kosovarëve që pas vdekjes së Titos të siguronin një status më të avancuar në kuadrin e federatës jugosllave dhe në një fazë tjetër, varësisht nga rrethanat e brendshme dhe të jashtme, realizimin e të drejtës për vetëvendosje, përkatësisht bashkimin me Shqipërinë.

Këto ngjarje e kthyen Kosovën në epiqendër të publikut dhe të mediave jugosllave, rajonale dhe ndërkombëtare, të cilat në përgjithësi nënvizuan karakterin paqësor dhe të drejtë të kërkesave të kosovarëve dhe në të njëjtën kohë ato vunë në dukje dhunën policore ndaj demonstruesve shqiptarë, si dhe vendosjen e masave të tjera ushtarake në Kosovë.