Shtojca për Kulturë

Spiunë, gënjeshtra dhe mendim i dyfishtë: Lea Ypi për fëmijërinë e saj në vendin e fundit komunist në Evropë

Lea Ypi e fotografuar muajin e kaluar në Hamburg (Foto: Florian Thoss/The Guardian)

Një ditë, kur Lea Ypi ishte fëmijë, një kënaçe Coca-Cola e zbrazët u shfaq në shtëpinë e saj. Kjo ishte Shqipëria komuniste e viteve 1980, dhe vendi, i drejtuar nga Enver Hoxha sipas ideologjisë staliniste, vlerësohej se ishte më i vështirë në botë për të hyrë ose dalë. Pra, një kënaçe e Coca-Colas ishte një pamje e rrallë dhe për t'u lakmuar. Nëna e saj e kishte vënë kënaçen si stoli të re për t’u krenuar, mbi një qepje të qëndisur. Pastaj u zhduk – më vonë një kënaçe Cola u shfaq mbi televizorin e fqinjëve. Ishte e njëjta? Ndoshta.

 

Ajo besonte se prindërit e saj kishin ndjenja admirimi ndaj regjimit stalinist të Enver Hoxhës. Por, pasi sistemi komunist i Shqipërisë u rrëzua, Lea Ypi filloi të kuptonte se asgjë nuk ishte ashtu siç dukej…

Një ditë, kur Lea Ypi ishte fëmijë, një kënaçe Coca-Cola e zbrazët u shfaq në shtëpinë e saj. Kjo ishte Shqipëria komuniste e viteve 1980, dhe vendi, i drejtuar nga Enver Hoxha sipas ideologjisë staliniste, vlerësohej se ishte më i vështirë në botë për të hyrë ose dalë. Pra, një kënaçe e Coca-Colas ishte një pamje e rrallë dhe për t'u lakmuar. Nëna e saj e kishte vënë kënaçen si stoli të re për t’u krenuar, mbi një qepje të qëndisur. Pastaj u zhduk – më vonë një kënaçe Cola u shfaq mbi televizorin e fqinjëve. Ishte e njëjta? Ndoshta.

Fqinjët, të cilët kishin qenë afër, filluan të distancoheshin. Më në fund, pas një ngërçi armiqësor, paqja u ndërmjetësua. Në një mbledhim për të festuar rivendosjen e marrëdhënieve miqësore, njerëzit përqafoheshin, duke lavdëruar ushqimin, pijen, bujarinë e njëri-tjetrit, kur një vajzë e re e familjes Ypi foli me gëzim dhe heshti dhomën.