Shtojca për Kulturë

Elefanti i verës

Edhe gurët në Rahovec flasin për traditën e pasur të vreshtarisë dhe verëtarisë në Rahovec Ndër artefaktet spikat edhe mbishkrimi në gur varri, që ruhet në Teqenë e Madhe Helveti

Arti i kultivimit të hardhisë dhe përpunimit të rrushit në Kosovë ngjan me ato të trevave të tjera shqiptare dhe ballkanike – me më shumë se dy mijë vjet lashtësi. Dëshminë e kultivimit të hardhisë në këto treva e vërtetojnë të dhënat historike, toponimet e ndryshme dhe zbulimet arkeologjike. Në fakt, edhe gurët në Rahovec flasin për traditën e pasur të vreshtarisë dhe verëtarisë në Rahovec. Simbolikisht nami i madh i këtij qyteti zbërthehet edhe me elefantin, artefaktin e gjetur në themelet e njërit prej bodrumeve më të njohura të verës në vend. Eksponati që u mor në Beograd tash është “ringjallur” jo vetëm si replikë, por edhe si emër i verës, e cila nëpër tregjet e botës dëshmon shije e traditë

Në qytetin e verës familja e Sokol Demëbogajt nga Rugova ka vendosur t’ia festojë ditëlindjen dhëndrit që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vjehrri thotë se ka zgjedhur pikërisht Rahovecin me qëllim që t’ia shpalosë së bijës, Eronës, dhe burrit të saj, Atdhe Gashi, historinë e pasur të vreshtarisë dhe verëtarisë.

“Shfrytëzuam rastin me vizitu një prej prodhimeve tona këtu në ‘Stone Castle’, jemi ardhë, kemi pa, jemi shumë të kënaqun me atë çka kemi pa, me të gjitha ato informacione që i morëm se nuk i kemi ditë”, thekson Dembogaj para hyrjes së gurtë të kompanisë së verëtarisë dhe vreshtarisë. “Na erdhi shumë mirë që kemi një prodhim të tillë dhe mburremi me këtë”.