Shtojca për Kulturë

“Metamorphosis” gati për intervenimin në “Kino Rinia”

Këtë vit, stafi i është përveshur punës për të bërë intervenimin e radhës artistik në një objekt të braktisur. Për edicionin e katërt kanë zgjedhur “Kino Rininë”. Intervenimi i artistit do të zërë vend nga data 7 deri më 9 shtator të këtij viti. “Zërat Paralel” ( Parallel Voices) është titulli i intervenimit në bazë të konceptit të artistit të ftuar, Maksut Vezgishi – Maksi

“Metamorphosis”, program i fondacionit “Shtatëmbëdhjetë”, vë në dialog artin dhe kulturën për të diskutuar rëndësinë e shfrytëzimit të hapësirave publike. Duke rikthyer në jetë objektet e braktisura qoftë edhe për një ditë, mëtohet që të dokumentohet kujtesa kolektive e një të kaluare për të cilën pak flitet, dhe të trajtohet shfrytëzimi i hapësirës publike në të mirë të komunitetit. Këtë vit, stafi i është përveshur punës për të bërë intervenimin e radhës artistik në një objekt të braktisur. Për edicionin e katërt kanë zgjedhur “Kino Rininë”. Intervenimi i artistit do të zërë vend nga data 7 deri më 9 shtator të këtij viti. “Zërat Paralel” ( Parallel Voices) është titulli i intervenimit në bazë të konceptit të artistit të ftuar, Maksut Vezgishi – Maksi.

Sihana Klisurica, përgjegjëse për komunikim në fondacionin “Shtatëmbëdhjetë”, ka theksuar se “Metamorphosis” fokusohet veçanërisht në objekte, monumente dhe hapësira publike të cilat janë edhe produkt i proceseve të shumta shoqërore.