Shtojca për Kulturë

Propagandimi për rivlerësim të Skënderbeut si princ i Rilindjes

Kulti i Aleksandrit gjeti shprehje të dukshme edhe në një objekt të njohur arti: përkrenaren e Skënderbeut. Është historiani i historisë së lashtë nga Müncheni, Peter Robert Franke, që ka zbërthyer kuptimin simbolik të kësaj përkrenareje ceremoniale

Aleksandri i ri shqiptar, si kryekomandant ushtarak i kishës, duhej të niste pushtimin e Lindjes së pushtuar nga osmanët. Propagandimi i Skënderbeut si Aleksandër i ri simbolizonte jo vetëm pretendimin jetëshkurtër për kurorën mbretërore në gjurmët e Aleksandrit të Madh dhe të Pirros, por shprehte qartazi edhe pretendimin e elitës së paktë katolike që e rrethonte Skënderbeun, për ngritjen e sundimit të Kastriotëve në Shqipërinë e mesme në një rang të barabartë me atë të shteteve të Italisë

Prej vjeshtës 1461 e deri në fund të dimrit të vitit 1462 vetë Skënderbeu shkoi me trupat e tij ushtarake në ndihmë të mbretit Ferranto të Napolit në luftë kundër pretenduesit francez të fronit, Johann von Anjou, dhe gjatë kësaj kohe pati kontakte të përditshme me pjesëtarë të Familjes Mbretërore Napolitane, me aristokracinë e lartë të Italisë së jugut dhe me Alessandro Sforza von Pesaros, bashkë me të cilin luftuan në terren. Dhe midis viteve 1460 dhe 1467 u zhvilluan një sërë vizitash në Itali të këshilltarit të tij politik, Pal Engjëllit. Ishte Engjëlli, ai i cili u përmend se kishte hartuar programin politik të shqiptarëve për kryqëzatën e Papa Piu II. Kurorëzimi i Skënderbeut si mbret do të duhej të argumentohej me një gjuhë politike bashkëkohore dhe të theksohej me anë të simboleve lehtësisht të kuptueshme.

Në kërkim të shëmbëlltyrave të antikitetit