Shtojca për Kulturë

“Në kërkim të Venerës” triumfues i dyfishtë në një prej festivaleve më të vjetra në Azi

“Në kërkim të Venerës” triumfues i dyfishtë në një prej festivaleve më të vjetra në Azi
Edicioni i sivjetmë, i 45-ti me radhë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Hong-Kong, është mbajtur në atë që konsiderohet format hibrid, duke integruar brenda vetes ngjarje online dhe me prani fizike të publikut. Gjatë 12 ditëve të festivalit që nisi më 1 prill u shfaqën më shumë se 190 filma nga 58 vende, ku pati 10 premiera botërore, 11 ndërkombëtare dhe 43 aziatike

Mëngjesi i së dielës e gjeti ekipin e filmit “Në kërkim të Venerës” duke ndarë me botën lajmin se janë fitues të dyfishtë në atë që konsiderohet një ndër festivalet me të vjetra në Azi. Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Hong-Kong, në kategorinë “Young cinema Competition (World)”, filmi nën regji të Norika Sefës triumfoi duke marrë çmimin për regjinë dhe aktoren më të mirë. Filmi që shtjellon sesi është të rritesh në një shtëpi ku jetojnë tri gjenerata, sipas jurisë së Festivalit, e bën këtë me një ndjeshmëri dhe delikatesë të madhe. E loja e aktores Kosovare Krasniqi, që përmes rolit të saj i jep filmit karakter universal, duke shtjelluar se çfarë do të thotë të jesh adoleshent, sipas vlerësimit të jurisë “të lë pa frymë”.

 

Që nga dita e fundit e muajit janar, kur “Në kërkim të Venerës” e mori Çmimin special të jurisë në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Rotterdam, u bë e ditur se shpërblimet për këtë projekt filmik veçse kanë nisur. Kësaj radhë në Azi, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Hong-Kong, në kategorinë “Young cinema Competition (World)”, filmi nën regji të Norika Sefës ka marrë çmimin për regjinë dhe aktoren më të mirë

Mëngjesi i së dielës e gjeti ekipin e filmit “Në kërkim të Venerës” duke ndarë me botën lajmin se janë fitues të dyfishtë në atë që konsiderohet një ndër festivalet me të vjetra në Azi. Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Hong-Kong, në kategorinë “Young cinema Competition (World)”, filmi nën regji të Norika Sefës triumfoi duke marrë çmimin për regjinë dhe aktoren më të mirë. Filmi që shtjellon sesi është të rritesh në një shtëpi ku jetojnë tri gjenerata, sipas jurisë së Festivalit, e bën këtë me një ndjeshmëri dhe delikatesë të madhe. E loja e aktores Kosovare Krasniqi, që përmes rolit të saj i jep filmit karakter universal, duke shtjelluar se çfarë do të thotë të jesh adoleshent, sipas vlerësimit të jurisë “të lë pa frymë”.

Shpërblimi i dyfishtë ishte një vulë e asaj që u shkrua në çdo kritikë të dhënë për filmin që nga dita e fundit e muajit janar, kur filmi mori çmimin special të jurisë për arritje të jashtëzakonshme artistike në kategorinë “Tiger Competition”, në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Rotterdam. Aty, “Në kërkim të Venerës” bëri që për herë të parë në historinë e Festivalit të njohur të filmit në Rotterdam të Holandës, një projekt kineast nga Kosova të përfshihet në garën zyrtare dhe të shpërblehet