Arbëri

Peja - peng i vizionit urban

Komuna e Pejës nuk ka lëshuar asnjë leje ndërtimi në Rugovë. Por aktualisht ende nuk e ka një plan urban për këtë pjesë, e cila llogaritet të jetë atraktive për zhvillimin e turizmit malor.

Planet aktuale urbane, njohës të sferës së urbanizmit, i cilësojnë joprofesionale. Nga ana tjetër, ndërtimet ilegale apo tejkalimet e lejeve urbane janë prezente në gjithë qytetin, shkruan sot “Koha Ditore”. Viti i kaluar ka shënuar rritjen e numrit të tejkalimeve të etazhiteteve në ndërtesat afariste-banesore, në zonat ku është e lejuar me planin urban vetëm katërkatëshe (P+4).

Për këto tejkalime, nëntorin e kaluar edhe është arrestuar drejtori i Inspektoratit komunal, Demë Dashi. Ai është mbajtur nën masën e arrestit shtëpiak për 45 ditë, me dyshimet se me dashje dhe mosveprim ka lejuar ndërtime pa leje, mbindërtime e tejkalime të ndërtimeve në 14 raste. Së fundi, komuna po shqyrton mundësinë e heqjes së kufizimeve në disa zona të Pejës.

Gjatë tre vjetëve të qeverisjes së LDK-së në këtë komunë, asnjë projekt kapital nuk është realizuar. Ka dështuar projekti i murit mbrojtës të Lumëbardhit, i shkollës së muzikës apo ai i ujërave të zeza. Por, gjatë tre vjetëve qeverisjeje, Gazmend Muhaxheri prioritet ka pasur rinovimin e shkollave, ambulancave, ndriçimin, gjelbërimin e hapësirave publike, si dhe asfaltimin e rrugëve. Të dhënat zyrtare flasin se për tre vjet, janë ndërtuar mbi 240 kilometra rrugë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.