Ka përfunduar edhe java e 19-të në Superligën e futbollit të Kosovës, me dy ndeshjet e fundit që u zhvilluan sot.
Besa e mposhti në udhëtim Lirinë me rezultat prej 0-1, raporton Koha.net. Golin e vetëm në “Përparim Thaçi” e shënoi Leart Emini kur po zhvillohej minuta e 48.
Kurse kampioni vazhdoi formën e lartë në Superligë, duke shënuar fitore në udhëtim te Drita.
Ishte goli i Mark Milicajt në minutën e 90 që i dha pikët e plota Feronikelit.
Pas xhiros së 19-të në Superligë kjo është tabela e klasifikimit:
