Botë

May dënon obsesionin e SNP-së për pavarësi

Edinburg, 4 mars – Kryeministrja britanike, Theresa May denoncoi obsesionin për pavarësi të Skocisë nga partisë nacionaliste skoceze, SNP, në pushtet, në një fjalim hapës të kongresit të Partisë Konservatore skoceze në Glasgow.

“Ne e dimë që SNP nuk do të ndalet kurrë së shtrëmbëruari të vërtetën për të denigruar Britaninë e Madhe dhe për të nxitur obsesionin për pavarësi”, u shpreh ajo në një akuzë të dhunshme kundër partisë së kryeministres skoceze, Nicola Sturgeon.

“Populli i Skocisë meriton një kryeministër të fokusuar në prioritetet e tyre dhe jo një nacionalist të ngushtë në qëndrime”, deklaroi sërish May, duke cituar arsimin, shëndetësinë, drejtësinë dhe përmirësimin e standardit të jetesës.

Të martën, Nicola Sturgeon vlerësoi se një referendum i ri për pavarësi ishte i ligjshëm, madje i nevojshëm përballë Brexit dhe refuzimit të Londrës për të përfshirë parlamentin rajonal skocez në negociatat e daljes nga Bashkimi Evropian.

Rreth 62 për qind e skocezëve votuan për të qëndruar në BE ndërsa 52 për qind e tërë Britanisë së Madhe kishin zgjedhur daljen, gjatë referendumit më 23 qershor 2016