Radja Nainggolan nuk i mban sekret sjelljet e tij të papërshtatshme për një sportist. Ai pëlqen të tymosë duhan, pëlqen të qëndrojë deri vonë dhe të vallëzojë.
Kur revista "Rolling Stone" e pyeti atë në fund të vitit 2015, nëse e konsideron veten si "futbollist të diskotekave", ai u përgjigj pa keqardhje me "po".
Më pas vazhdoi: "Unë nuk kam dëshirë të qëndroj në shtëpi çdo mbrëmje si lojtarët e tjerë që kanë ritëm të njëjtë 'shtëpi - fushë futbolli - shtëpi'", transmeton Koha Ditore.
Ky mentalitet nuk e ka bërë atë gjithmonë të pëlqyer te trajnerët. Marc Wilmots, pasi që e la Nainggolanin jashtë skuadrës së Belgjikës për Botërorin 2014, pranoi talentin e lojtarit dhe më pas tha se duhet gjithmonë të sigurohet që lojtari të ketë një dhomë me ballkon për të pirë duhan. Por, Wilmots prapë tregoi ndjenjat e tij për lojtarin: "Do të jetë problem i Nainggolanit nëse ai luan vetëm 30 vjet, në vend se të luajë deri në moshën 35-vjeçare".
Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, ka marrë një qasje tjetër ndaj Nainggolanit. Kur një xhirim është paraqitur më herët këtë muaj, ku Nainggolan shfaqte urrejtjen ndaj Juventusit dhe ndizte një cigare jashtë një bari vonë natën, trajneri i Romës refuzoi të dënonte lojtarin. Ai madje kthej zemëratën te "tifozët fals" që e kishin filmuar skenën me telefona celular. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.