NJOFTIM

NJOFTIM GJYKATA THEMELORE NË PRISHTINË – Departamenti për Çështje Ekonomike, me Aktvendimin e datës 21/07/2021, ka filluar procedurën e falimentimit ndaj Shoqërisë Tregtare “U-Metal” Sh.p.k. me numër të biznesit 810840711. Procedura e falimentimit udhëhiqet pranë kësaj gjykate në lëndën Nr. ref. IV.EF.nr.3/2021. Për Administrator të Falimentimi Gjykata ka caktuar Nysret Beka, Administrator i licencuar nga Ministria e Drejtësisë Ref. 12/2016 dt 13/05/2016, me adresë Rr. “Ferrid Curri” nr 39, Prishtinë. Ftohen kreditoret potencial ndaj Shoqërisë Tregtare “U-Metal” Sh.p.k, që ti parashtrojnë kërkesat e tyre kreditore duke filluar nga data 22 korrik 2021 por jo me larg se 19 shtator 2021, ora 16:00.

Data e publikimit: 27.07.2021
Shpërndaje
Të tjera