Qeveria e Kosovës nuk komunikon me të njëjtën gjuhë kur bëhet fjalë te mbështetja financiare për kategoritë e dala nga lufta.
Ndryshe flet në Prishtinë e ndryshe në Bruksel, shkruan sot Koha Ditore.
Komisionit Evropian i është kumtuar e dhëna se vetëm 38 milionë euro do t’i ndajë gjatë 2017-s për veteranët e UÇK-së. E Shoqatës së Veteranëve Qeveria ia ka përmendur një shumë tjetër – mbi 44 milionë euro. Në Qeveri nuk kanë dhënë sqarime për këtë lojë numrash.
Shifra prej 38 milionë eurosh është evidentuar në Programin e Kosovës për reforma në ekonomi, që për audiencë e ka Komisionin Evropian. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Sipas Qeverisë, një pjesë e madhe e 80 milionë eurove shkon për veteranët e rrejshëm
-
Qeveria ndan 8,5 milionë euro për skemat sociale dhe pensionale
-
Kryeministria nuk jep asnjë shpjegim për ndarjen e milionave një ditë më parë
-
Qeveria në detyrë ndan 390 mijë euro për organizatat e dala nga lufta
-
Shteti harxhoi mbi gjysmë miliardi euro për pensione e transfere