Aktorja dhe këngëtarja amerikane Zendaya tregon se emri i saj, i cili është mjaft i veçantë, gjithmonë i është shqiptuar gabimisht nga shumica e njerëzve.
Aktorja 20 vjeçare ka treguar për Huffington Post se shpesh ka dëgjuar emrin e saj nëpër media të ndryshme të shqiptohet gabimisht dhe këtë gjë ka vendosur ta zgjedh një herë e mirë, duke folur vet për këtë çështje, transmeton kp.
“Jam këtu t’ju shpjegojë një herë dhe për të gjithë”, ka thënë ajo.
“Emri im nuk është siç e kanë shqiptuar të gjithë Zendaia , emri im është Zendeia. Emri im është gjysmë i vërtetë dhe gjysmë i sajur dhe teknikisht nuk ka ndonjë kuptim të caktuar”, ka shpjeguar aktorja.
Zendaya është ndër aktoret e reja më të pëlqyera dhe premtuese për momentin.


-
Zendaya shpallet “Femra e vitit” nga GQ
-
Zendaya refuzon të komentojë spekulimet për martesë me Tom Holland
-
Zendaya sqaron se përse ajo dhe Holland s’do t'u përgjigjen spekulimeve për martesë
-
Zendaya në premierën e “The Drama” me të njëjtin fustan si në “Oscar” 2015
-
Unaza e Zendayas ndez edhe më shumë thashethemet se është martuar me Tom Holland