Në tetor, u njoftua se "Disney" kishte vendosur të largojë Johnny Depp nga "Pirates of the Caribbean", dhe muajin e kaluar informacioni u konfirmua zyrtarisht.
Arsyeja pse Depp është nxjerrë nuk është bërë e ditur, por duket se kjo ka të bëjë me paratë, transmeton KosovaPress.
“Mungesa e tij na ka lehtësuar një buxhet prej rreth 90 milionë dollarë, sa ai kushtonte me përfshirjen e tij në rolin e Jack Sparrow”, shkruan revista Forbes.
Filmi i parë "Pirates of the Caribbean: Mallkimi i perlës së zezë" u shfaq në ekranet e vogla në vitin 2003. Depp u propozua për Oscar për aktorin më të mirë për rolin e kapitenit Jack Sparrow.
“Ai luajti këtë karakter, u bë karakteri në grup dhe kapiteni bëri një brend. Ai dha shpirtin për këtë film”, thonë përfaqësues të Disney.
Edhe
Depp largohet nga “Pirates of the Caribbean”
Pas pjesës së parë, kishte katër sekuenca të mëtejshme. Megjithatë, kur drejtorët paraqitën vazhdimin e gjashtë të sagës së piratëve, ata hasën në kritika negative.
“Ne nuk ishim në gjendje të harmonizojmë financat. Shpenzimet ishin më të larta se të ardhurat dhe kjo nuk ishte e mundur”, thonë në Disney.
-
Ofrohen miliona dollarë për kthimin e Deppit në “Pirates of the Caribbean”
-
Disney i gatshëm të paguajë mbi 300 mln dollarë që Johnny Depp të kthehet në “Pirates of the Caribbean”
-
Johnny Depp nuk do të rikthehet në “Pirates of the Caribbean”, thotë producenti i filmit
-
Johny Depp nuk do të jetë pjesë e filmit të ri të “Pirates of the Caribbean”