Zanfina Ismaili ka publikuar këngën e saj më të re “S’je ai mo”.
Muzikën e kësaj kënge e kanë bërë “LiBeats & bledbeats”, transmeton Koha.net.
Tekstin e “S’je ai mo” e ka shkruar Sparroë, kurse për videoklipin është përkujdesur MProduction.
Para kësaj kënge ajo kishte lansuar këngën “M” dedikim për nënën e saj.