Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Za Fest” sjell udhëtimin magjik muzikor

Festivali “Za Fest” – edicioni i parë do vijë në transmetim në tri javë rresht në Kohavision.

E diela e parë do të sjellë të përmbledhur më të mirën nga koncerti i këngëtarit nga Kosova, Shpat Deda.

Përveç muzikës së Shpatit, do t’ju shoqërojnë edhe poezi të zgjedhura në interpretim të aktorit të mirënjohur shqiptar Arben Bajraktaraj.

Në dy vazhdimet e tjera do të ekranizohen koncertet e jazzkëngëtares së njohur Elina Duni dhe kantautorit shkodran Vlashent Sata.

Rrini në shpi dhe na ndiqni për një udhëtim magjik muzikor nga Thethi.

Të dielën nga ora 20:30 vetëm në KTV.