Billboard përmes një postimi në Facebook ka rikthyer kohën kur James Blunt kishte lansuar këngën e tij, tashmë të famshme, “You’re Beautiful”.
“E mbani mend kur James Blunt na kujtoi të gjithëve se jemi të bukur?”, ka shkruar Billboard, ndërsa ka publikuar një pjesë të këngës që atëkohë ishte numër një në top listën e saj, transmeton Koha.net.
Ishte pikërisht kjo këngë që e kishte bërë të famshëm James Bluntin për publikun kosovar, ndërsa dihet se ai ishte pjesë e KFOR-it në Kosovë.
Blunt së fundmi ka konfirmuar se këtë vit do të publikojë albumin e tij më të ri “The Afterlove” që pritet të debutojë më 24 mars.
Artikuj të ngjashëm
-
James Blunt: “You're Beautiful” është një këngë “e frikshme” për ish të dashurën
-
Rrëfimi i James Bluntit për “You’re Beautiful”
-
James Blunt me singlin "Cold" paralajmëron albumin e ri
-
James Blunt: I detyrohem ‘You’re Beautiful’, sot shkruaj këngë edhe më të bukura
-
Kujtohen lulet, çaji e mirënjohja për britanikët në ditën e çlirimit të Prishtinës