Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Yllka Gashi, sot ekskluzivisht në “Talk”

Aktorja e njohur kosovare, Yllka Gashi, e cila tash e dy vjet po jeton në Amerikë vjen këtë javë në një intervistë ekskluzive në emisionin “Talk” .

Ajo po qëndron për pushime në Kosovë dhe rikthehet në ekranet televizive pikërisht me anë të kësaj interviste pas një pauze edhe në profesionin e saj prej aktoreje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pse vendosi për të shkuar dhe për të jetuar në Amerikë? Si është jeta e saj atje? Pse po pauzon në aktrim? Kur do të rikthehet? A diçka konkrete sa i përket aktrimit në Amerikë? A është në ndjekje të ‘ëndrrës amerikane’? Sa do të qëndroj në Kosovë dhe a po qëndron vetëm për pushime, apo ka edhe ndonjë plan tjetër? Çfarë ndryshimesh ka vërejtur në Kosovë pas rikthimit?

“Talk”-un me Yllkën mund ta ndiqni të shtunën nga ora 18:00.